• |
ide | kryesore

Noizy për rrahjen me grushta në Pejë: Janë pasoja kur goja s’ndalet!

F1, Paparazzi, Slider



Reperi i njohur Noizy ka reaguar për herë të parë rreth sherrit në Kosovë, ku është rrahur në një lokal Medi Iseni, personazh i njohur në rrjetet sociale. Me anë të një postimi në Instagram, reperi është shprehur se nuk ka prekur asnjë person atë natë në Pejë, ndryshe nga çfarë thotë Medi Iseni që ka bërë kallëzim në polici për rrahje me grushta nga reperi Noizy.

“Unë nuk preka asnjë person atë natë ne Peje. Në momentin kur ika nga skena dhe sapo kam hyrë në dhomën e ndërrimit dmth (Backstage) (aty ku ishte personi në fjalë bashkë me 3 shokët e tij) është sulmuar nga plot djem që shumicën nuk i njoh dhe s‘ja kam idenë se kush janë.

Jam shtang nga kjo gjë se ndodhi aq shpejt dhe papritur dhe nuk pata shancin të them as një gjysmë fjale.

Sapo nisi perleshja, sigurimi me shpejtesi më ka shoqëruar jashtë discos në makin dhe kemi ikur, bashkë me 2 shoket e mi që kisha me vete. Prandaj dhe në video nuk dukem unë, sepse unë nuk kam qenë aty në atë moment”, shkruan Noizy.

Më tej ai shprehet se ishte në punë në atë kohë.

“Vetem di të them se unë isha në punë kur ai vendosi me ardh mem ra në qafë sepse i kishte premtuar dikujt një natë më para në TikTok ku thot “do iki në backstage te Noizy dhe do bëj pompa”.

Dhe, pse ka pas aq shumë njerëz në backstage kur ti vendose të hyje aty se di, por di të them se kështu ndodh në çdo koncert, hyjnë e dalin plot njerëz. Fansat/Kamarier/Sigurima/Miq/Koleg etj.

Mirëpo, nëse do mu jepte mundësia me kthy prapë atë moment s’do e lejoja asnjë me e prek, por do ti thoja turp të vije se je 40 vjeç bab me fmi. Por mësova më mbrapa, se aty në atë dhomë kishte sharë shumë njerëz tjerë dhe jo veç mua, kto janë pasojat kur goja s’të ndalet për audiencë në tiktok“, përfundon reperi.

Ai gjithashtu i bën thirrje Policisë që mos të ndikohet nga titujt e mediave që sipas tij janë të dëmshme dhe të pabazuara në fakte, ndërkohë që e konsideron urdhër-arrestin ndaj tij të padrejtë dhe pa prova të verifikuara.

Oferta 30 mijë euro për Clevion

Personazhi i TikTok, Medi Iseni më herët ka akuzuar reperin e njohur, Noizy se i ka dhënë mbi 30 mijë euro për të nxjerrë reperin tjetër të njohur si Clevio, Kleviol Ahmeti, në pritë.

Deklaratat e Medi Iseni kanë ardhur pasi u dhunua brenda një lokali nate në Pejë nga reperi dhe grupi i tij, ndërsa pretendon se e preu në besë shoku i Noizy-t, Stresi.

Ai ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur pasi refuzoi që t’i nxirrte personazhin e tjetër të TikTok, Clevio në pritë.

“Këtu ka qenë puna e një repisti tjetër që quhet Clevio Ahmetaj. Kur ka qenë në Zvicër ai, më kanë shkruar pjesëtarë të grupit OTR duke më thënë ‘a ka mundësi të na e shesësh Clevion’, pra t’ia vendosë atë në pritë. Më kanë dhënë mbi 30 mijë euro që t’ia qesë Clevion në pritë, por unë nuk jam spiun.

Pas një javë më ka thirr Noizy dhe më ka pyetur se sa lek dua që t’ia nis adresën e tij, dhe jemi fjalosur e jemi sharë”, deklaroi Medi Iseni, për emisionin “Kosova Today”.

Ai pretendoi se është dhunuar në mënyrë brutale në prapaskenën e klubit të natës nga miqtë e reperit Noizy, dhe se në fund aty ishte paraqitur edhe vetë Noizy duke e goditur me grushte në fytyrë.

“Mu më ka thirr Stresi në Pejë. Aty shkova me dhëndrin tim dhe në momentin që jam futur në prapaskenë, na kanë vënë në kurth dhe na kanë rrahur në mënyrë brutale me boksa e shufra, as sigurimi i klubit nuk na ka ndihmuar, i ka lënë ata djemtë njëherë të na rrahin si duhet e pastaj kanë ardhur pas 3-4 minutash kur kemi qenë shumë të dëmtuar.

Unë i kam rreth 40 qepje në fytyrë, e gjithë ana e djathtë është e çarë, kurse dhëndri im fal Zotit nuk është aq sa unë, atë e kanë goditur prapa kokës dhe në fytyrë është edhe ai i çarë, por na kanë prerë në besë.

Noizy më ka goditur në fund personalisht, pasi më është çarë fytyra nga boksa hekuri dhe shufra, pasi kam qenë në atë gjendje që më s’kam mundur më as krahët t’i mbaj lart, ka ardhur Noizy dhe më ka goditur edhe rreth 3-4 grushte fytyrës”.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *