• |
ide | kryesore

Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK letërporosi Belgjikës dhe Francës, çfarë informacionesh kërkon për SKY ECC

Lajme, Të fundit



SPAK ka dërguar letërporosi Francës dhe Belgjikës, ku ka kërkuar që të identifikohen kodet e aplikacionit SKY ECC për çështjen e “Toyota Yaris” ku u gjetën 3.4 milion euro. Kjo kërkesë e SPAK vjen në vijimin e hetimeve pas arrestimit të ish-kreut të prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarkës. Ka dyshime për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të sistemit të drejtësisë si të implikuar.

GJKKO më 31 korrik la në burg-kryeprokurorin e Vlorës, pasi akuzohet për ndërhyrje të paligjshme dhe ndikim te gjyqtarët e prokurorët për 8 çështje gjyqësore. Bashkë me Zarkën u lëshuan tre urdhërarreste për magjistraten Erjona Dautaj, avokatin Radovan Çela si dhe shtetasin Astrit Vladi, të cilët nuk u ekzekutuan pasi të tre ndodhen jashtë shtetit.

Sipas SPAK, Zarka merrte para për të ndikuar te prokurorët dhe gjyqtarët e çështjeve penale. Kryeprokurori ka ndikuar në katër raste për lehtësim të hetimeve të dosjes “Toyota Yaris”, që nga një hetim për grup kriminal dhe pastrim parash prej 3.4 milionë euro u mbyll me një të dënuar, për mosdeklarim të të ardhurave në kufi.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *