• |
ide | kryesore

PD dërgon të tjera shkelje të Ministrit të ri të Mbrojtjes Pirro Vëngu në SPAK

Arkiva, Lajme, Të fundit



Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Kryetarit të Grupit Gazment Bardhi, i ka kërkuar përsëri sot SPAK të nis hetimet për ish-drejtorin e Autoritetit Portual Durrës, Ministrin e ri të Mbrojtjes Pirro Vëngu.

Shkak për këtë shtesë në kallëzimin e njoftuar më 31 Korrik,janë bërë disa shkelje ligjore që ish drejtori i Portit të Durrësit ka bërë gjatë ushtrimit të detyrës.

Në kallëzim shtesë drejtuar SPAK janë evidentuar shkelje të kryera nga shtetasi Pirro Vëngu që përmblidhen si më poshtë:

(i) mosrealizim të të ardhurave për shkak të favorizimit të subjekteve private;

(ii) shpërblime të pamerituara për punonjësit;

(iii) shpenzime të panevojshme dhe të pajustifikuara për karburant;

(iv) mosarkëtimi të borxheve të prapambetura;

(v) shkelje flagrante në procedurat e prokurimit publik;

(vi) mosrespektim të detyrimeve ligjore dhe kontraktore në kontratat për dhënie me qira të ambienteve/trojeve;

(vii) favorizim në kundërshtim me ligjin i subjekteve që kryejnë përpunimin e mallrave; dhe

(viii) mungesa e kontrollit dhe favorizimi i koncesionarëve që operojnë në Portin e Durrësit.

Konkretisht:

– Nga verifikimi i 11 procedurave të prokurimit publik, me vlerë 34 milionë euro, rezulton se janë kryer një sërë shkeljesh ligjore nga Drejtori i Përgjithshëm i APD-së, Pirro Vëngu. Karakteri sistematik dhe i përsëritur i këtyre shkeljeve me efekt tepër negativ për Buxhetin e Shtetit dhe në favor të subjekteve tregtare private, dëshmon për një veprimtari kriminale të organizuar dhe të qëndrueshme të shtetasit Pirro Vëngu, në cilësinë e titullarit të Autoritetit Portual Durrës.

– Nga auditimi i 72 kontratave për dhënien me qira të ambienteve dhe trojeve të depozitimit, rezulton se për tarifimin e subjekteve nuk respektohet VKM nr. 54, datë 05.02.2024 ‘Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore’.

– Nga verifikimi i kontratave me tre kompanitë që operojnë për kryerjen e përpunimit të mallrave (ngarkim-shkarkim), rezulton se janë favorizuar operatorin ekonomik dhe vënë në vështirësi financiare Portin e Durrësit.

– Nga verifikimi i kontratave me tre kompanitë koncesionare, konstatohet se nuk janë kryer investimet sipas parashikimeve kontraktore; ka mangësi në menaxhimin e sistemit për monitorimin e kontratës së konçesionit në terminalin e trageteve, çka ka sjellë ulje të ardhurave për Portin e Durrësit, duke favorizuar në kundërshtim me ligjin kompanitë koncesionare.

– Sipas një analize të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit si rezultat i veprimeve dhe mosveprimeve të shtetasit Pirro Vëngu është shkaktuar:

a) dëm ekonomik prej 124.792.132 lekë, që përfaqëson shpërblime të padrejta, penalitete dhe pagesa për punime të pakryera gjatë zbatimit të kontratave.

b) efekte negative në administrimin e fondeve publike për menaxhimin me ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet të tyre në vlerën prej 2.575.066.085 lekë, në zbatimin e procedurave të prokurimit publik, shpërblimet ndaj punonjësve, nga gjyqet për largimet e padrejta nga puna të punonjësve, mosshfrytëzimin e aseteve.

c) të ardhura të munguara në vlerën 119.406.605 lekë në mos shfrytëzimin e aseteve të APD në përpunimin e mallrave rifuxhi, por janë përdorur kompanitë stivadore.

Në këto kushte, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara mbi prova, se Pirro Vëngu, ish-drejtor i Autoritetit Portual Durrës, dhe aktualisht ministër i Mbrojtjes, ka konsumuar veprat penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ dhe ‘Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, të parashikuara nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal.


1 Comment

  1. Edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot:
    – i fali Greqisë me firmë 6 milje në detin Jon
    – i fali 6 varreza ushtrësh grek në jug të Shqiperise.
    – i fali ndryshimin e kombësisë me ligj per 320 euro.
    – i fali censusin me bazë erniko-fetare.
    Në fund të jetës donte ti falte edhe Himarën tonë.beleris dhe salihu me vjedhje dhe fituan me 29 vota,aq sa beleri vodhi bleu dhe shkoje ne burg dhe tani po e perdor mire sapunin o shpellkare te salihut.Lufta per ndertimin e portit filloje,ku ishte pd kur ky po abuzonte se dokumntat i paskan pasur me demek.?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *