• |
ide | kryesore

Refuzon të puthet me dikë në filma, aktori zbulon arsyen

Paparazzi, Slider



Neal McDonough ka treguar së fundmi arsyen pse refuzon të shkëmbejë puthje me ndonjë aktor tjetër gjatë xhirimeve.

McDonough është i martuar me Ruvé Robertson që nga viti 2003. Dyshja u takuan për herë të parë në xhirimet e Band of Brothers dhe kanë pesë fëmijë së bashku.

“Unë nuk do të puth asnjë grua tjetër sepse këto buzë janë vetëm për një grua,” tha ai. Aktori shpjegoi se, sipas bindjeve të tij fetare edhe puthja e dikujt gjatë aktrimit do të llogaritet si pabesi.

McDonough shpjegoi më tej për Closer Weekly se besimet e tij nuk kanë funksionuar gjithmonë krah për krah me karrierën e tij. Madje, ai u pushua edhe nga roli i tij në Scoundrels për refuzimin e tij për të puthur dikë tjetër.

“Isha i befasuar dhe ishte një situatë e tmerrshme për mua,” shtoi Neal.  “Unë jam shumë fetar. Unë e vendos Zotin dhe familjen në radhë të parë dhe mua në vend të dytë. Kjo është ajo me të cilën jetoj. Ishte e vështirë për disa vite.”

Pas këtij incidenti, aktori ka bërë të qartë qëndrimin e tij para kohe.

Duke folur për rolin e tij në Desperate Housewives, ai tha: “Kur Marc Cherry më punësoi, unë i thashë, ‘Me siguri e dini tashmë këtë, por unë nuk do të puth askënd.

“Por kjo është Desperate Housewives!” tha Cherry. Unë i thashë, ‘E di.’ Ai priti për disa sekonda dhe më pas u përgjigj: ‘Mirë, thjesht do të më duhet të shkruaj skenarin më mirë’.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *