• |
ide | kryesore

Burri plagos me armë gruan në Fushë Kosovë, arrestohet nga policia

Lajme, Të fundit



Të shtëna me armë janë raportuar mëngjesin e sotëm në Brejë, në Fushë Kosovë. Sipas mediave, një grua është plagosur me armë nga burri i saj.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi rastin për Telegrafin, derisa bëri të ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informacionin për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje-Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për trajtim mjekësor”, tha ajo.

Më tej, Ahmeti njoftoi se lidhur me rastin është arrestuar një person.

“Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit”, u shpreh Ahmeti.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *