• |
ide | kryesore

Detaje nga ndarja e JLo dhe Affleck: Ajo ndihet e poshtëruar

Paparazzi, Slider



Jennifer Lopez ndihet e poshtëruar nga ndarja me Ben Affleck. Një burim ka treguar për Page Six se artistja ndihet e poshtëruar nga sjellja e aktorit, pasi ai ishte i pari që bëri lëvizjen për t’u bashkuar.

“Ajo është e tërbuar pasi mendon se ai e poshtëroi atë. Ishte ai që donte të ribashkoheshin dhe të ishin bashkë”, u shpreh burimi.

Dyshja u rikthyen në korrik të vitit 2021, pas ndarjes së J.Lo me ish-të fejuarin e saj, Alex Rodriguez në prill të vitit 2021. Lopez dhe Affleck më parë kanë qenë të lidhur për 2 vite (2002-2004), pasi u njohën në sheshxhirimin e filmit “Gigli”.

“Ai e ka turpëruar sepse ajo e vendosi që Ben ishte dashuria e jetës së saj. Ata bënë dy dasma para dy vitesh”, shtoi burimi.

Përveç kësaj, burimi ka theksuar se Jennifer është e mërzitur pasi kjo gjendje prek dhe 5 fëmijët e tyre. “5 fëmijë janë përfshirë. Ajo e dinte se do të përziheshin familjet dhe nuk e ka pranuar ende totalisht se e gjitha ka përfunduar”.

Lopez ka dy binjakë, Max dhe Emme, 16 vjeç me ish-bashkëshortin, Marc Anthony. Nga ana tjetër, Affleck, ka tre fëmijë, Violet, 18 vjeç, Fin, 17 vjeç dhe Samuel, 12 vjeç, nga martesa e mëparshme me Jennifer Garner./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *