• |
ide | kryesore

Emily Ratajkowski në një romancë të re dashurie me artistin

Paparazzi, Slider



Emily Ratajkowski dhe Shaboozey kanë ndezur së fundmi aludimet për një romancë.

Një burim ka treguar për Page Six se modelja dhe këngëtari hynë së bashku në klubin e natës Musica për festën e publikimit të albumit të artistit Afrobeats Rema, organizuar nga Dream Hospitality Group.

Thuhet se Ratajkowski dhe Shaboozey, emri i vërtetë i të cilit është Collins Obinna Chibueze, ishin kapur për dore kur bënë hyrjen e tyre, duke ua bërë të qartë të pranishmëve të tjerë se ata ishin së bashku.

Një tjetër i ftuar  në eventin privat ishte A$AP Ferg, i cili është mik me Remën, i njohur për këngën e tij hit me Selena Gomez, “Calm Down”.

Megjithatë, thuhet se të gjithë sytë ishin te Ratajkowski dhe Shaboozey, të cilët qëndruan pranë njëri-tjetrit.

“Ata padyshim po shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë gjithë natës; ata nuk po përpiqeshin të ishin të matur”, ahroi një dëshmitar okular për Page Six.

Kjo është hera e parë që këngëtari , i cili u ngjit në krye të top-listave këtë vit, është lidhur me një person të njohur.

Ratajkowski, nga ana e saj, ishte e martuar më parë me Sebastian Bear-McClard dhe kanë së bashku një djalë 3-vjeçar, Sylvester Apollo.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *