• |
ide | kryesore

Emily Ratajkowski në një romancë dashurie me aktorin francez

Paparazzi, Slider



Emily Ratajkowski ka nxitur së fundmi aludimet për një romancë të re dashurie.

Aktorja u fotografua duke u puthur me  aktorin francez, Stéphane Bak gjatë një takimi në Paris të martën. Dalja erdhi vetëm disa muaj pasi Ratajkowski bëri shaka se ishte e gatshme “të dilte me këdo që do më nxirrte për darkë”.

Megjithatë, me sa duket, aktori ka bërë më shumë për t’i lënë përshtypje të mirë supermodeles, e cila mbante në duar një buqetë me trëndafila kuq e bardhë.

Kjo nuk është hera e parë që Ratajkowski është kapur në momente intime gjatë pushimeve. Në mars të këtij viti, modelja u fotografua e afërt me Harry Styles në rrugët e Tokios. Gazeta mori gjithashtu një video të çiftit duke kërcyer së bashku në rrugë gjatë natës së tyre në metropolin japonez.

Megjithatë, ata i dhanë fund  dhe Ratajkowksi më vonë pranoi se ndihej “keq” për situatën duke pasur parasysh miqësinë e saj me ish-in e Styles, Olivia Wilde. Që atëherë, autorja e “My Body” e ka mbajtur të fshehtë pjesën më të madhe të jetës së saj – deri më tani./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *