• |
ide | kryesore

Sydney Sweeney adreson aludimet rreth saj dhe Glen Powell

Paparazzi, Slider



Sydney Sweeney bëri debutimin e saj si pritës në Saturday Night Live dhe gjatë monologut të saj ajo komentoi”disa gjëra që kam parë për veten time në internet”.

“Njëherë thashë që kam punuar në Universal Studios dhe më pas dikush në internet më akuzoi se gënjeva për këtë, gjë që është çmenduri. Nëse nuk do të punoja atje, si do t’i njihja të gjithë personazhet e Universal, si Shock, The Monions dhe Harry Porter”, u shpreh aktorja  me shaka.

Më pas, Sweeney diskutoi “një grua në TikTok [e cila] u bë virale sepse pretendonte se ishte nutricionistja ime”, duke treguar se është në formë sepse vrapon, shmang sheqerin dhe “bën Ozempic”.

Aktorja më pas zbuloi “thashethemet më të çmendura” që kishte parë në internet, që ishte, “se ndërsa isha duke filmuar Anyone But You, kisha një lidhje me bashkë-yllin tim Glen Powell”.

“Kjo është e qartë se nuk është e vërtetë,” shtoi ajo, duke shpjeguar, “Unë dhe i fejuari im prodhuam filmin së bashku dhe ai ishte aty gjatë gjithë xhirimit, dhe unë thjesht dua t’u bëj të ditur të gjithëve se ai është njeriu i ëndrrave të mia dhe ne jemi ende bashkë. Më të fortë se kurrë.”

“Ai madje erdhi këtu sonte për të më mbështetur, a mundet kamera të drejtohet nga ai?” pyeti Sydney ndërsa kamera u fokusua tek Powell i ulur në audiencë, duke nxitur brohoritje nga turma.

“Po, jo, ai nuk është i fejuari im. Ai është në dhomën time të zhveshjes!” tha ajo, duke u shtirur si e tronditur, përpara se të premtonte një shfaqje të mrekullueshme./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *