• |
ide | kryesore

Fitoi medaljen e artë, shpërfytyrohet natën murali i “italianitetit” me Paola Egonu

Sport
egonu



Murali kundër racizmit me kampionen e volejbollit Paola Egonu u shpërfytyrua gjatë natës. “Italianità” titullohet vepra e krijuar nga Laika në Romë, përballë selisë së CONI. Në foto, volejbollistja që sapo fitoi medaljen e artë në Paris 2024 shfaqet duke kërcyer, gati për të zhytur një top ku shkruhen fjalët “urrej” dhe “racizëm”. Pak orë pas prezantimit, ngjyra e lëkurës u modifikua dhe topi dhe fytyra e kampiones olimpike u zhdukën. Për të qenë më preciz mbi mesazhin që vandalët kanë dashur të japin, e shkruara ‘Italianità’ mbeti.

Vepra, kushtuar Egonu, është një përgjigje ndaj deklaratave të fundit të gjeneralit Vannacci për lojtaren pas Olimpiadës së Parisit. “Jam shumë i lumtur që ekipi italian i volejbollit fitoi. Përgëzoj të gjithë sportistët, gjithashtu edhe Paola Egonu e cila është një sportiste shumë e mirë, italiane. Nuk kam dyshuar kurrë në italianitetin e saj, por vazhdoj të ritheksoj se tiparet e saj somatike nuk përfaqësojnë shumicën e italianëve”, tha eurodeputeti i zgjedhur me Legan e Salvinit.

Lexo më tejVideo/ Zhytje me 116 km/h: volejbollistja Egonu vendos rekordin kundër Brazilit

“Në shoqërinë tonë nuk ka më vend për ksenofobinë, racizmin, urrejtjen dhe intolerancën. Racizmi është një plagë sociale që duhet mposhtur. Të bësh atë përmes sportit është shumë e rëndësishme. Unë besoj në një të ardhme gjithëpërfshirëse, mirëseardhjeje dhe respekti për të drejtat e njeriut – shkroi artistja e rrugës Laika në rrjetet sociale duke prezantuar veprën -. Të përfaqësohesh nga atletë si Paola Egonu, Myriam Sylla, Ekaterina Antropova është një nder. Të shohësh ata me medaljen më të çmuar të Lojërave Olimpike rreth qafës ndërsa këndojnë emocionalisht himnin italian është një gëzim i jashtëzakonshëm”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *