• |
ide | kryesore

Paradoksi: koret raciste kundër Maignan i bënte një tifoz me ngjyrë!

Sport
Maignan



Gjatë javës së fundit të kampionatit italian, një incident i rëndë racizmi ndodhi me portierin e Milan, Mike Maignan. Numri 1 i kuqezinjve u largua nga fusha pas thirrjeve të përsëritura raciste kundër tij. Autoritetet identifikuan tifozët e parë përgjegjës për gjestin e shmëtuar, duke nxjerrë në dritë një paradoks të pabesueshëm.

MES FAJTORËVE EDHE NJË NJERI ME NGJYRË

Autoritetet kompetente shqyrtuan pamjet dhe videot e incidentit dhe identifikuan tifozët e parë fajtorë për thirrjet raciste drejtuar Mike Maignan. Deri më sot janë identifikuar 5 persona dhe kanë marrë edhe përjashtimin nga stadiumet. E habitshme është se mes këtyre tifozëve racistë, nëse mund t’i quash kështu, është edhe një njeri me ngjyrë. Pikërisht kështu, një njeri që duhej të mbronte Maignan ose të paktën të kishte turp nga qëndrimi i tifozëve të tjerë, ishte në vend të kësaj një nga fajtorët e fyerjeve.

Lexo më tejE thirrën ‘majmun’, Udinese merr vendimin: “Përjashtim përjetë nga stadiumi për ata që ofenduan Maignan”

Një situatë që është pak ta quash groteske dhe që të bën të mendosh shumë për injorancën dhe indiferencën e disa personave që popullojnë stadiumet italiane. Ndërkohë ka mbërritur vendimi i Gjykatësit sportiv për Udinesen, në lidhje me incidentin në fjalë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chiamarsi Bomber (@chiamarsibomber)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *