• |
ide | kryesore

Policia jep detaje për plagosjen në Shkodër, ndalohen 3 persona

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Postribë – Prekal në Shkodër. Policia deklaron se i plagosuri i identifikuar si Çel Shabaj ka marrë një plagë në këmbë. Ai është dërguar në spitalin e Shkodrës ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori është identifikuar si Kristian Kakia. Ai dhe dy persona të tjerë janë arrestuar ndërsa është sekuestruar edhe një pistoletë.

“Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri, falë ndërhyrjes në kohë të forcave “Shqiponja”. Si rezultat i veprimeve të shpejta, Policia identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar dhe dy shtetas të tjerë. Policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se u plagos 43-vjeçari.

Rreth orës 20:40, në Postribë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi Kristian Kakia, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Çel Shabaj, 43 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e 3 shtetasve për veprime të mëtejshme, mes tyre dhe autori i dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *