• |
ide | kryesore

“O kafshë, o kafshë…! Motra e Egli Progës i thërret vrasësit në dyert e gjykatës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në gjendje të rënduar psikologjike, motra e Egli Progës ka pritur në derën e Gjykatës së Korçës mbërritjen e Denis Meçes, i dyshuar si dhunuesi i Egli Progës.

Vrasja e Egli Progës mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Pogradecit.

Në momentet e para kur i ndjeri u gjet në rrugë, mediat raportuan se sipas të dhënave paraprake, 42-vjecari në gjendje të dehur ishte rrëzuar dhe kishte gjetur vdekjen. Por konstatimet e para të mjekëve që tentuan t’i japin ndihmën e parë në spitalin e Pogradecit, ngritën dyshime se i ndjeri ishte dhunuar.

Dhe verifikimet e mëpasme të policisë me pyetjen e dëshmitarëve në vendngjarje dhe pamjet e kamerave të sigurisë dolën në përfundimin dhe Egli Proga ishte dhunuar nga Denis Meçe dhe tre persona të tjerë të cilët tashmë janë arrestuar nga policia e Pogradecit. Ngjarja kishte ndodhur jashtë ambienteve të lokalit.

Njoftimi i parë zyrtar i policisë ka qenë të nesërmen e ngjarjes ku njoftonte arrestimin e personave të dyshuar, të cilët pas një konflikti për motive të dobëta kishin goditur duke i shkaktuar vdekjen viktimës Egli Proga.

Sakaq mes dyshimeve nëse policia e Pogradecit ka tentuar apo jo të devijojë dinamikën dhe autorësinë e ngjarjes, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar nisjen e inspektimit në drejtorinë e Policisë së Korçës për rastin e vrasjes së 42-vjecarit, inspektim, i cili do të synojë verifikimin e të gjithë tërësisë së veprimeve dhe reagimit të punonjësve të policisë, prej momentit të parë të marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, duke synuar nxjerrjen e përgjegjësisë dhe personave përgjegjës, nëse rezultojnë të tillë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *