• |
ide | kryesore

Naomi Campbell reagon ndaj kritikave të Anna Wintour

Paparazzi, Slider



Naomi Campbell dhe Anna Wintour kanë qenë së fundmi në vëmendje të mediave pas  një moment të vogël “përplasjeje” që është xhiruar dhe që po qarkullon në TikTok.

Naomi, u nderua më çmimin “Fashion Icon Award” në eventin e modës “Harlem’s Fashion Row Fashion Show & Style Awards” në New York

Çmimi supozohej që t’i dorëzohej  nga Anna Wintour, kryeredaktorja  e “Vogue”, po për shkak të një vonese të Naomi-t, ajo mbajti vetëm një fjalim të shkurtër dhe vendosi që çmimin ta dorëzonte te kryeredaktorja e revistës “Harper’s Bazaar”.

Po e prezantoj sonte këtë çmim për dikë që vonohet shpesh,” thotë Anna Wintour në një video që është shpërndarë në rrjetin X

Çdo gjë funksionon ashtu siç duhet të funksionojë. Nuk ishte zgjedhja ime që ta kisha atë zonjën tjetër këtu,” u shpreh Campbell.

Pavarësisht situatës, supermodelja nuk i kurseu vlerësimet për Wintour. Ajo u shpreh:“Faleminderit Anna Wintour për mbështetjen gjatë karrierës sime që prej vitit 1987. Ti zgjodhe të takoje një vajzë të re me ngjyrë nga Londra në zyrat e Vogue dhe më dhe një shans për të qenë në kopertinën e revistës. Kjo pati shumë ndikim në punën dhe karrierën time si modele”.

 

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *