• |
ide | kryesore

Dorëheqja e Rrumbullakut, ministri Hoxha: Është dita për ta kaluar stafetën tek një tjetër gjeneratë drejtuesish

Arkiva, Lajme



Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka njoftuar se Sokol Bizhga do të jetë drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, pas largimi nga posti të Muhamet Rrumbullaku. Në një dalje për mediat pas dorëheqjes së mbrëmshme të Rrumbullakut, Hoxha njoftoi çeljen e një konkursi për të emëruar drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit.

“Dua të përgëzoj punën e Policisë së Shtetit, me në krye dikur eprorin tim, sot mikun tim, Muhamet Rrumbullakun. Sot është dita për ta kaluar këtë stafetë në një tjetër gjeneratë drejtuesish, të cilët do ta nisin punën jo nga gremina e vitit 2013,m por nga lartësia e një pune të bërë përgjatë një dekade, tha ministri Hoxha në një deklaratë para drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *