• |
ide | kryesore

Gjermania: Open Balkan për të izoluar Kosovën/Si mbrohej Rama

Arkiva, Kryesore, Lajme
sarazin kurti vucic rama



I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka bërë të premten një deklaratë shumë të fortë në televizionin e Kosovës RTK. Duke u përpjekur që  të bindë kosovën që ti bindet ndërkombëtarëve për të bërë të pamundur kthimin pas të Open Balkan ai ka deklaruar se nisma e Ballkanit të hapur ishte konceptuar si një akt kundër Kosovës. “Ballkani i Hapur u krijua për ta anashkaluar Kosovën” tha ai në ligjëratë të drejtë.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Kërcënimi gjerman që nxjerr bllof Ramën

Kjo deklaratë kaq e drejtpërdretë dhe kaq e troçtë i hedh benzinë zjarrit që ka flakëruar fort prej disa vitesh debatin politik në Tiranë dhe Prishtinë. Deri sa të bënte një piruetë të beftë prapaktheu nga Ulqini, kur në korrik 2023 shpalli daljen nga kjo nismë, kryeministri shqiptar ka qenë mbrojtësi më i flaktë i saj. Lapsi.al ka bere një përmbledje të shkurtër të këtij kalvari. Edi Rama u bë zëdhënësi kryesor i idesëqë  filloi si mini Shengen, me gjenezë në Beograd dhe e mbështetur fort nga Alex Soros. Jo më kot presidenti serb Aleksandar Vuçiç, që sot me sa duket ndihet i braktisur, e përgëzonte publikisht Ramën se, “pa vendosëmërinë dhe këmbënguljen e tij“ Ballkani i Hapur” do të qe i pamundur”. Kryeministri ynë u përlesh pothuajse me të gjithë faktorët shqiptarë, përfshirë edhe opozitën vendase, për ta shpënë përpara Open Balkan.

Ndërsa në arenën ndërkombëtare ai u bë propogandisti dhe zësdhënësi i tij. Tashmë janë të arkivuara qëndrimet që ka mbajtur. Në samitin e Bërdos në Slloveni, mes BE dhe vendeve të rajonit, në tetor 2021, ai e fshikulloi ashpër komunitetin e 27-shes dhe i kërkoi atyre një pazar: ‘nëse nuk na fusin në familjen tuaj, së paku mos na pengoni për Open Balkan”.

Rama i kërkon pazar BE: “S’po na integroni, por mbështesni Ballkanin e Hapur” 

Disa muaj më pas, në krah të dy partnerëve të tij maqedonë dhe serbë ai kërcënoi se do e bojkotonte samitin e përbashkët me BE-në duke ngritur pyetjen: “Çfarë të bëjmë atje”? Por, ama kur më në fund shkuan “atje”, Rama gati i kërcënoi vendet evropiane:“Nëse nuk doni që rajoni ynë të shkatërrohet, mbështesni Ballkanin e hapur”. Ai përmendi në fajalimin e tij përpara liderve evropianë terma si luftë, konflikt, gjakderdhje ndërkohë që po në atë date, në 24 qershor 2022, Vuçiç i thoshte të njëjtit auditor: “ne nuk duam që rajoni ynë të përfundojë si Ukraina”, duke dhënë si alternativë Open Balkan.

Komenti/Poshtë Brukseli, rroftë Ballkani i Vuçiçit 

Me artikulim më të mirë se homologu i tij serb dhe me diferencë nga një kuadrovitk timid se ai maqedonas, Rama mori përsipër rolin e lobuesit. Ai filloi ti kërkonte llogari BE-së, për moshapjen e negociatave, veton Bullgare, mosliberalizimin e vizave për Kosovën duke u bërë presion se Ballkani i Hapur do qe një hapsirë e vogël lire, në mungesë të pranimit në hapsirën e madhe.

Këtë rol zëdhënësi të treshes serbo-shqiptaro-maqedone ai e luajti edhe përballë Albin Kurtit. Kur ky i fundit shkroi një letër se përse kjo nismë qe e keqe për Kosovën, kryeministri ynë iu përgjigj nga Ohri: “Ballkani i Hapur as nuk ndalet, e as nuk mbyllet. Kush i kundërvihet është i destinuar të zhgënjehet. Kush heziton, është i destinuar të humbë kohë”.

Deri më tani perendimorët nuk e kishin pohuar kurrë kaq troç se ideeja e Vuçiçit, Ramës dhe Zaevit ishte një nismë serbë kundër Kosovës. Atë e kishte pohuar vetëm moska me gojën e ministrit të saj të jashtëm në qershor 2022. Shefi i diplomacisë ruese, Sergei Lavrov e pati pohuar me plot gojën se Ballkani i hapur është një nismë serbe dhe se ndryshe nga Brukseli që do një gadishull të mbyllur, Moska e mbështet atë si të tillë.  

Për t’iu kundërvënë asaj kryeministri shqiptar vuri në punë të gjithë mekanizmin e propagandës që kishte në dispozicion. Një nga argumentat që Edi Rama jepte për të vazhduar aventurën e tij me Vuçiçin për të shpënë përpara “Open Balkan” ishte edhe ajo se këtë nismë e mbështesnin 59% e shqiptarëve. Në prilli të 2022 kryeministri zhvilloi të ashtuquajturin Këshillim Kombëtar, ku nga mbi gjoja 500 mijë të pyetur rezultonte se shumica ishin pro një rajoni me lëvizje të lirë të njerzve mallrave dhe ideve. Madje disa ditë pasi i shpalli këto rezultate publikisht Rama shkoi gjatë një vizite zyrtare në Berlin dhe tha në krah të kalcelarit Sholtz se pavarësisht se Gjermania i kërkonte fokusim tek procesi i Berlinit, ai kishte mandatin e Shqiptarëve për të shpënë përpara idenë Serbo-maqedono- shqipëtare.

Megjithëse edhe gjatë vizitave në Shqipëri, si ish kancelarja Merkel në shtator 2021, si shefja e Komisionit Europian Van der Leyen po jatë atij statori u shprehën kundër, propaganda nuk rreshti. “Besoj se ishte e qartë e thënë nga komisioneri Varhelyi se Komisioni Europian e mbështet Ballkanin e Hapur dhe fton të treja vendet e tjera t’i bashkohen”, tha Rama gjatë një konference të përbashkët me Zaevin dhe Vuçiçin në dhjetor 2022. Komisioneri hungarez për zgjerimin, i cili është akuzuar nga shtypi si njeri që lobon për interesat e presidentit serb, e pati pohuar këtë në një video konferencë gjatë takimit të tre liderëve ballkanikë.

Tani të gjitha këto gënjeshtra janë shëmbur si kështjellë rëre. me ojën e emisarit të saj më të rëndësishëm për Ballkanin Gjermani e ka pranuar se Open Balkan ishte një nismë e Beogradit për të anashkaluar Kosovën. Ftkeqësisht e mbështetur fort nga Tirana.

©Lapsi.al


32 Comments

  1. Kurti mbetet lideri me pozitiv qe i ka ardhur Kosoves dhe Shqiperise 60 vitet e fundit.

    Rama kryeministri me bandit dhe mashtrues parashikoj nje fund te keq per te.

      1. Armiku i Popullit
        Sic jam shprehur shume
        Here
        Ballkani .Esht nje kompleks i veshtire
        Me probleme Nacjonaliste
        Ki esht faj i Evropes
        Evropa esht ne dijeni te plote
        Te ceshtjeve Ballkanike
        Evropa duhet te zgjidhe kete gakt
        I cili esht problematik
        Evropa duhet te ndaje kufite me rrealitetin
        I cili perben kercenime serjoze per
        Ballkanin dhe per zevropen
        Evropa duhet te vetevendose me force
        APO ME DESHIRERRESPEKTIMIN
        QE DO TE MARE PER BALLKANIN
        DHE BALLKANI TE ZBATOJE VENDIMET E EVROPES
        CDO VERSJON TJETER INDIVIDUAL I BALLKANIT ESHT RREZIKU
        INJE LUFTE TE PERGJAKESHME
        BALLKANIKE

    1. Kush quhet. E verteta e verteta e dobishme quhet GJITHCKA qe si ka fjalen funksionon .e verteta eshte e percaktuar krijuar nga Zoti botnave se nese dikush don ta orjentojn me zhgenjim vetzhgenjehet pasi funksionon e sfidon nuk zhduket nuk ndryshon si mendoni se me deshirat KENI rezultat te ndizni nje mjet motorik ndersa krijuesi tije e beri te standartizuar ndezjen keshtu funksionon edhe GJITHCKA e krijuar nga Zoti madherishem e standartizuar me udhezim mos u vetzhgenjeni por per cdo cejshtje zbatoni standartizimin hakun udhezimin hyjnor ndryshe po rrenohemi te gjith mos u zhgenjeni

    2. Nuk u shkin mendja shteteve apo fuqive te huaja. Lidershipet shqiptare vetofrohen ne kembim te mbeshtetjes dhe pushtetit abuziv te brendshem pa kufij.
      Pas mbeshtetjes direkte dhe brutale amerikane te viteve 90, Berisha i pare lejoi bazat sekrete te CIA ne Tirane (e quajtura “Shtepia me gjethe”) ku “interrogonin” me thes ne koke!
      Berisha i dyte mori ish te burgosurit e Guantanamos e jo dosido por syresh qe ishin terroriste prej verteti. Dhe qe asnje shtet nuk pranonte ti merrte. Berisha i trete madje u vetofrua per MEK apo muxhahedinet iraniane por ehe, qe vone dhe demi me Gerdec e 21 Janar qe bere. Deshmoret e 21 janarit tashme qene te tij. Si ata te Shkodres per Saline.
      Rama i pare e dhjeu me lendet kimike siriane kur zbulimi francez voli mire Ditmir Bushatin e publikoi planet si pa te keq. Bolino nxitoi te ndihte per zhulimin italian per te gllaberuar miliarda usd qe qene destinuar per Shqiperine.
      Por Rama i dyte vetem sa i rriti cmimin interesit amerikan kur per marrveshjen iraniane i beri qoke Obames per te mbeturit e MEK ne Irak. Kesaj radhe amerikanet sollen ne Tirane ujkun e vjeter ose nje te derguar special qe te mos u prishej pazari. Ishte kjo koha kur Rama e ndjeu mire lezetin e ketyre puneve. Me te ardh Trump e kur administrata e tij kerkonte si ta conte per Nobel, u faneps Rama me hanxharin drejt Kosoves se Kurtit per ti qethur veriun! Ajo pune u prish por miqesia mes maskarenjeve washington tirane u forcua. Sidomos tashme qe ai eshte aseti nr.1 per te grumbulluar inteligjence direkte nga Erdogani Turqise dhe Vucic i Serbise.
      Shqiperia baze e emigracionit ilegal te BE niso me heret me epoken e fundit Merkel kur miliona u dynden ne Europe. Perkunder gatishmerise serviliste ramiste, BE nuk qe gati. Me pare kishin nevoje te benin ose qepnin letrat. Marreveshja Meloni eshte testi dhe kerkon nje vit eksperimentim. Ndaj edhe Anglia ktheu syte disa vite me pare nga Shqiperia: Itani dhe Emigracioni. Ne kembim ata qene te lumtur ti jepnin nje fleterrufe “nongrate” Berishes. Kjo eshte fatura e Rames per ta: Berisha dhe Meta ne burg ose jashte skenes politike. Qe po realizohet. Te dy keto te fundit do kishin bere njesoj si Rama por fati dhe koha nuk i ndihi.
      Shqiperia tashme eshte e kapur keqazi sa nga krimi i orgabizuar aqsa dhe korrupsioni i rende nderkombetar. Ku korrupsioni politik eshte akut. Shqiptaret, ata pak qe kane ngelur, nuk e luftojne gjendjen. Ata e duan dhe mbeshtesin ate. Sepse pelqejne jo rendin ligjor por paligjshmerine, jo ndershmerine por zhvatjen, vjedhjen dhe dorovitjen. Shkurt, SHBA dhe BE u kane gjetur kapakun dhe do tua shuajne rracen shqiptare ne 50 viter e ardhshme. Fundja pse te demtojne te tyren!

  2. Llap llap llap o lapsi. Ne jemi nen Open Ballkan de fakto, edhe pse nuk thirret me si i tille. Kontratat tregtare e afministrative jane te firmosura e ne zbatim, ne kuader te atij projekti famekeq serb. Konsumi bulmetit ne vend esht thuajse i gjithi serb, me origjine qumshtin pluhur artificial etj. Doganat e tarifat doganore po ashtu ne zbatim te atyre marrveshjeve. Ca flisni sikur u evitua ajo mortje.

    1. rama ben cdeo gje per pushtetine tij, cdo veprim i tij duhet pae ne kete prizem, asgje tjeter nuk ka rendesi per ramen, ska rendesi as shteti i se drejtes ,as mbetjetet toksike, as incerneatoret, as lumi i doreges , as mijra shqiptare ne burgjet e europes apo te droguar e te mbaraur si qenie njerezoer rrjedhoje e narkoshtetit te rames, as shqiperia e as kosova ska pike rendesie ,asgje ska rendesi pervec pushtetit , cdo gje eshte mundshme per tu bere nese i zgjat pushtetin. eshte nje kancer qe po i merr jeten shqiptareve ne nje menyre apo ne nje forme tjeter.

  3. Nuk besoj se ka patur shqiptar ne Kosove, ne Shqiperi apo Diaspor qe nuk ka qene i

    bindur se jo vetem kjo nisme por gjithe politika e jashtme e Rames ka qene dhe eshte kunder

    Kosoves dhe ne favor te Serbise. Por per te mos u bere xheloze Kosova duhet thene qe po

    aq “dashamires” eshte edhe ndaj Shqiperise qe po e zhben perdite, po e zbraz perdite, po e vjedh

    perdite dhe po e ben perdite e me te pajetueshme per shumicen e shqiptareve.

    1. Si është e vërteta e kësaj historie?
      Në Paris çfarë ndodhi vertetë me disa prova para stacionit trenit. Ndër të tjera edhe për të kërkuar azil politik? Dhe për çfarë behej fjale, konkretisht fakti që u vura në radhë te Profektuar e Parisit ? Të tjerë njerez, të huaj ishin në rradhë , kishte lidhje me jeten ? Dhe shqiptarë pash , e kamë të fiksuar at fytyre. Por këta njerez nuk flasin ?
      Tempo regge.

  4. Nuk është nevoja ta pohojë ky politikani gjerman sepse që në fillim u kuptua ngs të gjithë shqiptarët patriotë, qëllimi i vërtetë i kësaj nisme. Për më tepër shqiptarët kosovarë që ishin objekti i izolimit të tyre!!

  5. është një fakt i padiskutueshëm që del nga hetimet për privatizimin e ish-Klub Partizanit dhe 19 kullat që u ndërtuan në ato toka: Familja e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kur erdhi në pushtet në vitin 1992 u filmua nga France Presse në shtëpinë e tij modeste pa as edhe një libër, është bërë jashtezakonisht shumë e pasur. Ata kanë grumbulluar aq shumë para, saqë kanë humbur të gjithë sensin e masës.Ate kohe zyrtaret e Merkelit e perkrahen,por tani eshte koha te bejne te pamunderen qe kurti te futet ne Ullukun perendimor qe ka amerika e europa.

  6. Bajron, Çajld Haroldi

    117. Ndonëse urrejtja mësohet si detyrë, / E di se do më duash; emrin tim / Do të ta mbajë larg si një magji/ Që sjell mynxyrë, si një pengë të thyer./ Megjithëse varri mbyllet midis nesh- / Njësojë do të jetë- e di se do më duash; / Edhe sikur ta shtrydhnin gjakun tim / Nga dejt e tu – më kot- ti do më duash/ Dhe do ta vlosh atë që vlen më fort se jeta
    118. Fëmij’ e dashurisë e lindur n’helm,/ E rritur në trazirë- ja elementet/ E babait tend e jo më pak të tutë./ Po zjarr i jetës sate do të jetë/ Më i matur dhe më e lartë shpresa jote,/ Bëfsh gjumë t’ëmbël ti në djep. Nga deti/ Dhe malet kur marrin frymë, të dërgoj/ T’atillë urime dhe të fala që/ Më mallëgjejnë vetëm se nuk të kam pranë.

    E kam të veshirë ta njohë historinë e familjes time dhe mendo më shumë të tjera histori. Në Barbullush janë vrarë nga Gjermanët, gjatë luftës dytë botërore 17 burra , nuk e di ekzaktësisht per se janë vrarë? Nuk ishin partizane sigurisht. Dhe versioni i një autoblinde të dëmtuar nuk e besojë. Kush e dinë historinë e vertetë të këtyre burrave te pushkatuar?
    Mirë që Gjermanët nuk kanë pushkatuar ndonjë grua?

  7. Ka të ngjarë, se një masë e madhe që do kënaqet në të ardhmen për dënimin e Berishës, do jetë pikërisht prej këtyre kinse militantëve. Kurse ata që kanë përfituar do e ndërrojnë shpejt fletën. 8 Janari është ende gjallë dhe “dashuria e madhe” për PD-në, kurse fryma që kërkon publiku është ende një puhizë e lehtë, ngaqë zhgënjimi më i madh janë vetë drejtuesit për bazën sakrifikuese të PD-së. Gënjyer prej liderve të tyre, marrë nëpër këmbë nga njerëz që janë pasuruar pafund

    1. Si dalin prej teme keta militantet e PS,Berisha ,partizani,…o muta komentoni per temen,per ballkanin e hapur,,qe lugati i juaj bente argatin ee dreqit.!E qe ishte 100%,kunder Kosoves ,krah vuqiqit kunder vllazerve te vete.!!!

  8. Malltezi me anë të korrupsionit pasiv siç pretendon organi i akuzës, nëpërmjet transaksioneve të fshehta, i ka treguar shtetasit Fatmir Bektashi por edhe trashëgimtarëve të familjeve pronare, se që të arriheshin objektivat duhet të bashkëpunonin duke vendosur në dispozicion 3-5% të pasurisë së tyre
    ,po komenton nje nga byrektoret shpellkare te salihut dhe ne fund flet per temen dhe fut salihun.

  9. Qe Rama te kete mrrrdhenie te mira me Vucic shume mire eshte Nga marredheniet e mira nuk vjen gje e keqe.
    Por qe ti kete me te mira se me kryeministrin e Kosoves, kjo eshte skandal. Ketu vjen era tradheti burra.
    Ky pafillo jone, ky demagog ka kohe qe ka kaluar ne delir. Ka kohe qe krekoset neper europe si shpetimtar i rajonit. Ben si shpetimtar si politikan i madh. Por europa eshte shume me e vjeter ne histori dhe kur qesh duhet pare me kujdes ku do dale.
    Ketij karagjozit tone ne menyren e vet i ka treguar vendin.
    Ky qe mundohet ti shitet per politikan rrace, ne skanerat e tyre eshte thjesht nje hajdut , nje trafikant kokaine, qe per interesa te pushtetit te tij shet dhe Zahon.
    Ky vend ka nevoje per lider te pergjegjshem , patriot. Mbi te gjitha per njerez punetor, kokeulur, modest, te drejtoerdrejt, te paperlyer me parime.
    Ky qe kemi eshte i shantazhueshem, i paqendrueshem, fodull, arrogant , kryehajdut, eshte nje fatkeqesi kombetare.

    1. Si është e vërteta e kësaj historie?
      Në Paris çfarë ndodhi vertetë me disa prova para stacionit trenit. Ndër të tjera edhe për të kërkuar azil politik? Dhe për çfarë behej fjale, konkretisht fakti që u vura në radhë te Profektuar e Parisit ? Të tjerë njerez, të huaj ishin në rradhë , kishte lidhje me jeten ? Dhe shqiptarë pash , e kamë të fiksuar at fytyre. Por këta njerez nuk flasin ?
      Tempo regge.

  10. Kjo është kategori e korruptuar që presin burgun ngjashëm si Berisha, për të kuptuar se çfarë ndodh.

    Njësoj si polakut Czarnecki, i pat ndodhur në vitin 2001 dhe James Trafikantit, një ish- kongresmeni amerikan. Edhe atëherë Berisha ishte i izoluar dhe nuk e vizitonte askush. Dioguardi loboi të sillte Tarfikantin, të cilit i premtuan se kur të merrnin pushtetin, ai do merrte terminalin e “cargo”-ve në Rinas. Nuk arriti as ta shikonte Berishën në pushtet, as ta shikonte më Rinasin se e arrestuan dhe atë për korrupsion.Nje shpellkar byrektor i salihut qe i thot vetes Helena.

  11. Shoqëria Kontakt sh.p.k. në vitin 2022 ka transferuar pranë Fondacionit të Fëmijëve Shqiptar Domenick Scaglione shumën prej 30,000 euro.

    Totali: 50 504 euro

    Në përfundim, SPAK konkludon se “rezulton plotësisht e provuar se Sali Berisha, ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim me shtetasin Jamarbër Malltezi, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal

  12. Muzhiket Ruso Bolshevike ne Shqiperi jane kunder Kurtit dbe mbrojne me cdo kusht e ndyresi qe ben Edi rama,tradhtar i gjakut Shqiptar !
    Pse Vuçiç perdor kete monster me emrin edi rama ?Si ka mundesi qe nuk guxon as ti permende emrin ne asnje vend per asgje negative ketij krimineli,qe ka sherbyer dhe sherben kunder Kosoves dhe Shqiptareve ?!
    Normale,edi rama eshte narko trafikant,i kapur nga bandat dhe rrjetet nderkombetare te droges,eshte perdorues i mallit te bardhe dhe nr.1 i prostitucionit qe organizon shteti dhe Vuçiç e ka ne dore dhe e perdor si lecke bythe kete kriminel !
    Edi rama eshe fatkeqesi jo kombetare,por globale,krimin,drogen,mbetjet dhe problemet po ua çon dhe kurvave qe etiketohen si perendim !
    Edi rama eshte monster,eshte i birir i nje vrasesi dhe si i tille,kurre nuk mund te behet njeri,eshte monster dhe si j tille so shkoje ne boten e pertejme !

  13. ndryshimin e destinacionit të atyre terreneve dhe godinave përmes korrupsionit të administratës shtetërore dhe favorizimeve të drejtpërdrejta të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ndërtimin më pas të 19 kullave me dhjetëra apartamente për të përfituar nga shitja e tyre shuma të konsiderueshme monetare. Gëzim Begeja, alias Xhimi, është personi, i cili për shumë vite ka mbuluar aktivitetin e Jamarbër Malltezit për ish-klubin Partizani, duke kryer të gjitha veprimet, deri në daljen në skenë zyrtarisht të dhëndrit.O kari i salihut albini i kurtajve ben lojen s vucicit dhe putinit ne kosove dhe salihut e metaj ne shqiperi.

  14. “Shtetasi Sali Berisha, në cilësinë e kryeministrit, me detyrën për t’i shërbyer qytetarëve, ka zgjedhur t’i japë ligjeve dhe akteve nënligjore, formën që i përshtatet interesave të familjes së tij’’.

    Kështu shkruhet e zeza në të bardhë në dosjen e SPAK plote me prova, me të cilën mori të pandehur Sali Berishën, dhëndri Jamarber Malltezi, bashkëpunëtorin e tij dhe bashkëpronar Xhimi Begeja dhe investitorin Fatmir Bektashi, i akuzuar për korrupsion aktiv.

  15. Kjo qeveri ka 100 te zeza: droga sheshit, tirana komplet beton, emigrant nga gjith bota etj. Por mardheniet me Serbin esht 1 ne pak gjera te mira qe ka bere. Kurti do lufte, por kur te filloj lufta nuk ka ndermend te luftoj vete. Do kerkoj Naton dhe Shqiprin per ndihme. Dmth te vdesin djemt e shqipris per patriotat fallco me nga 2 -3 shtetesi ne dy anet e kufirit, kete po kerkoni? Vetem ndarja e Kosoves esht paqe afatgjat, gjithcka tjeter esht pasiguri. Trump nuk ishte budalla.

  16. Është një sëmundje ngjitëse që nuk ka ngjyrë dhe parti, por është e ngjashme te të gjitha partitë, sepse është “rruga e vetme” që ky sistem politik inponon.

    Ndaj Rama nga Skënderbe mund të shndërrohet në Papë, ndërsa ai tjetri majë ballkoni nga “Babi i Xenit” është shndërruar në lëpirje përditë me llapë i asaj që kanë pështyrë në “Babi më fal, se gabova”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *