• |
ide | kryesore

Alternativa e Ramës: “Ballkan i hapur”, ose luftë dhe gjakderdhje”

Kryesore, Lajme



“Nëse nuk doni që rajoni ynë të shkatërrohet, mbështesni Ballkanin e hapur”, kjo është thirrja që Edi Rama u ka bërë liderëve të 27 vendeve të Evropës gjatë fjalës së tij në samitin e BE-së me Ballkanin perendimor.

Kryeministri e ka zbardhur vetë të plotë fjalimin e gjatë që ka mbajtur në samit, ndonëse koha që i ishte akorduar për të folur ishte vetëm 3 minuta. Dhe aty mund të gjendet lehtësisht avokatia që Rama i ka bërë nismës së tij dhe të presidentit serb Vuçiç e cila mban mbi vete dhe një kërcënim: shkatërrimin e gadishullit që gjithmonë është konsideruar si fuçi baroti.

Lexo me tej:

Brenda samitit/ Rama gjen kohë të mbrojë Serbinë para liderëve të BE

Edhe gjatë konferencës për shtyp, Rama përdori termat, luftë, konflikt, gjakderdhje nëse “Open Balkan” nuk çohej përpara. Ai qe në sintoni të plotë me Vuçiçin i cili tha se ne nuk duam që rajoni ynë të përfundojë si Ukraina duke qenë në sintoni se e vetmja alternativë ndaj “Ballkanit të Hapur” është lufta.

Andi Bushati: Poshtë Brukseli, rroftë Ballkani i Vuçiçit

“Sot, ju bëj thirrje të gjithëve për ta mbështetur pa asnjë mëdyshje Ballkanin e Hapur, nëse nuk doni që rajoni ynë të shkatërrohet sërish përpara syve tuaj, ndërkohë që hëpërhë nuk mund të ofroni asgjë më të mirë sesa karuzeli i cirkut bullgar. Ballkani i Hapur është artikulimi më i pastër i ndjesisë sonë të përkatësisë në Europë. Është përpjekja më e gjithanshme për të krijuar një hapësirë paqeje, bashkëpunimi dhe sundimi të katër lirive themelore të BE-së, duke garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve në një rajon që rrethohet prej kufijve të BE-së dhe është i ekspozuar ndaj armiqve e konkurrentëve të pamëshirshëm të BE-së”, lexohet në fjalimin që kryeministri ka mbajtur në samit.

Ky presion bëhet në kuadër të një debati të brendëshm të BE, e cila nën trysninë gjermane, nuk e pranon nismën e Ramës dhe Vuçiçit dhe pranon të flasë vetëm për bashkëpunimin e gjashtë vendeve të rajonit (Bosnja, Kosova dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e Open Balkan) nën ombrellën e prosesit të Berlinit.

Konferenca me Von Der Leyen/ Rama kundër presidentes së BE për “Open Balkan”

Fillimisht Edi Rama i bëri thirrje liderëve të BE-së që të mbështesnin idenë e Tiranës dhe Beogradit gjatë samitit që u mbajt në Bërdo të Sllovenisë në tetorin e shkuar. Aty ai mbajti një fjalim ku vihej re qartë një kërkesë pazar, meqë nuk na afroni me BE-në, na pranoni Ballkanin e hapur. “Nëse Ballkani Perëndimor nuk mund të shkojë në BE, BE mund të shkojë në Ballkanin Perëndimor” tha Rama në Bërdo duke arsyetuar:  “BE -ja mund të na ndihmojë duke mbështetur plotësisht nismën tonë për Ballkanin e Hapur, e cila është një përpjekje e bashkërenduar e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për të parandaluar që Procesi vizionar i Berlinit të bëhet një hije e tij dhe të kthehet në një turne vjetor të samiteve nëpër Evropë që përsëriten si ky samit përsërit atë të 18 viteve më parë, pa dhënë rezultate të prekshme”. 

Rama i kërkon pazar BE: “S’po na integroni, por mbështesni Ballkanin e Hapur”

Por këtë herë, rreth gjysëm viti më pas doza e kërkesës është përforcuar duke kaluar nga lutja në kërcënim. në samitin e së enjtes që shkoi prapa frazave përgjëruese si: “Më lini t’ju them se Ballkani i Hapur është angazhimi i ri dhe më konstruktivi që mund të gjendet sot në Europë në frymën e një Europe të bashkuar”, fshihej shantazh se nëse kjo nuk bëhet e mundur Ballakni mund të shkojë drejt gjakderdhjes.

©Lapsi.al



60 Comments

  1. Ca behet keshtu more ca behet keshtu. E ka bere politiken e jashtme sikur po i tregon barcoleta Zahos. A ka ndonje diplomat ne Ministrine e Jashtme e ti thote ndonje gje, apo te gjithe servila? Nuk e kemi luksin te presim deri ne zgjedhje. Duhet ta largojme qe nga 7 korriku.Eshte bere shume vone tashme por me mire vone se kurre

    1. Ky eshte ai qe vete shkon hap lufte ne Ballkan, qe ti dale e vetja, qe te instalohet perjete ne pushtet, dhe per inat te BE.
      Ky eshte nga ata lloj egomaniakesh te cilit ia ka rrit briret amerika, qe nuk i rruhet ta provokoje me doren e tij nje gjakderdhje ne Kosove e Shqiperi.
      Ameriken e ka pas. Amerika mbeshtet nazistet ne Ukraine , mbeshteti Isis e Alkaidan kur ia lypin interesat, mos mbeshteti perversin shqiptar egomaniak.

      1. E ke nisur mirë komentin me disa të vërteta, por e ke menderosur fare me mendimin se Amerika mbështet “nazistët” ukrainas.
        Mos di gjë ti që nuk e ditka gjithë bota se paskan shkuar “nazistët” ukrainas të pushtojnë e shkatërojnë Rusinë e jo e kundërta ?

  2. Maqedonasit i rezistuan grekeve dhe tashme bullgareve dhe nuk rane pre e presioneve te tyre, kurse per Edvin monstren mjaftoi nje telefonate e presidentit bullgar dhe na beri me minoritet bullgar. Ku dihet ca do na shofin syte deri ne fund te mandatit te tij.

  3. Shpellarios Laluciotis
    24/06/2022 te 14:49
    O Rampordha kryekoqe
    Nga fodulleku dor s’hoqe,
    Pordhologos si gjithmone
    Funderrine ty po ‘thone.

    Me fjale t’bukra e zgjatime
    Pa brum e asnji therrime,
    Mendon se Europes po i’a hedh
    Si klysh kurve tue u perdredhe!?

    C’ka mendon or koqe mashtruesi
    Se n’Europe ty do t’fusin,
    Me korrupsion n’qeveri
    Ti vec n’vrime te miut ke me hi’!

    Ne se n’Shqipni ka nji popull
    Qe e don te miren e vet,
    Ed-droga s’duhet lane rrotull
    Per hunde zvarre
    me e cu te sekti i t’et!

    1. Po o kol po . Tani tunde 2 -3 here koken dhe peshtyj perpjete ……………… o vllai i karit patronazhist

      1. Pervec sufllaqeve dhe mut elefanti duan fort “Hajdar”ne te gjithe vrimat e mundshme. Gen pederastesh mavi

      2. Megjithatë përfaqësimi i Shqipërisë në Bruksel nuk ishte i një vendi lypës, nuk ishte i një vendi inferior, nuk ishte i një vendi servil, nuk ishte i një vendi që përfaqësohet nga hajdutë, të korruptuar, kriminelë, injorantë me të cilët mund të bësh barsoleta.

    1. Shiko klyshi i te Kuqve.ooò ty ta qifsha far e fis.po idjoti qe paske qen.ngrihu o popull sa sesht von e jepjani plumbin ne ball keti qeni, megjith atyre qe e perkrahin.

  4. Ballkani i hapur eshte nje nga nismat me te mira qe keni ndermend te merrni oer vet faktin qe na afron me shume me vendet e tjera dhe do te zhvillohemi akoma me shume si vend.

  5. Ke fol teper me vend z. Rama ! Cdo projekt apo nisme duhet te mbeshtetet nga te gjithe per te pasur me shum suksese

    1. Një parti që zgjedh në krye të saj liderin e vetëm në historinë e Shqipërisë të shpallur “a non grata” nga SHBA dhe të ndjekur në politikat e izolimit edhe nga BE, nuk ka nevojë të mbajë fjalime kundër perëndimit se ka votuar ndërkohë kundër Perëndimit.

  6. Ballkani i hapur eshte nje nga nismat me te duhura per zhvillimin e vendit tone. Kjo nisme duhet te mbeshtetet nga te gjithe

    1. Ja harruan te te pyesin ty,truthare.
      Te gjithe do e mbeshtesin,vetem po prisnin tia thoshit ju.
      Do hiqni dore nga keto budallelleqe o komentues idiote,do mbeteni gjate ne kujtesen e popullit si patronazhiste,qeniet me te ulta qe kane egzistuar ndonjehere.

  7. Rama ka qen kryeministri i cili ka be me shum per shqiptaret dhe tani me heqje. E vetos mga bullgaria dhe ballkanin e hapur ne do jemi ne europ sa hap e mbyll syt

  8. Kjo nisme eshte e duhura dhe duhet te mbestetet nga shume shtete te tjera sepse do te cojne ne zhvillim te vendit dhe do te kete ndikime pozitive ne shume fusha

  9. Normal qe me mire Ballkan i Hapur sepse keshtu shume shtete do marrin zhvillimin e duhur dhe do vleresohen per punen qe kane bere

      1. Te kuptohemi. Bullgaria e ka me Maqedonine. Le te flase KM i saj.
        Rana luftoje te ndahet me te.
        Keto jane justifikime per gjithecka te keqe qe ka bere ky njeri kriminel per vendin e tij.

  10. Ballkani i Hapur eshte nje nisme shume zhvilluese per vendet ballkanike.Shpresoj qe kjo gje t jete mjaftueshem zhvilluese per te hyre edhe ne ne BE

    1. Edhe keta patronazhistet po komentojn… me lavd per ramoviqin, sa lek do merni o bythlepirsa, rama i kalon enverit per te keq, ky idiot i lindur don pushtet pa kufi, armik i popllit vete.

    1. Lajm shum i mir qe po nuk pranoi BE ballkanin e hapur,do kete shkaterrime?
      E lexoni temen mavinjte e dreqit?
      Qesharake si shefi,te klonuar nga trute.

  11. Nje lajm goxha i mire per ne dhe duhet te mbeshtetet nga shum shtete qe te coje ne zhvillim vendin e cila do sjelli lajme pozitive ne shum fusha.

  12. Open ballkan esht nje nisme shum e mire per te ecur me hapa te medhenj dhe shpresojme qe kjo te jete mjaftueshem per te hyre ne BE

  13. Aman o gazetare te lapsit ne thonjeza se as gazetare nuk jeni, ku i gjeni keto lajme qe shkruani se jan shume te pa kuptimta.

    1. Kthehu nje here nga tema,apo per ktu e ke urdhrin?
      U be bytha jote te shash gazetaret e lapsit,nuk i kuptoke zotrote,sikur ke tru te kuptosh.

  14. mesazhet nsinkron ne mbeshtetje te ballkanit thapur , tregojn nivelin e neveris qe kan patronazhistet,ato futen bashk , dhe lepijn bashk ne orgji kryeministrin nga larg, po nderkoh se kan lexu fare artikullin qe tkuptojn qe mesazhet nuk pershtaten me artikullin. thjesht ato dun tmushin numrin e komenteve tpropagandes.
    e neveritshme dhe e frikshme ca niveli esht propaganda.

  15. Komentet e mavi menderes te peshtira. Tregojne ne cfare bataku me mut ka rene Rama Fugshpumi dhe Lal fiku pederast.

  16. Nje pyetje per sufllaqistin qe komenton me emra te ndryshem: Cfare eshte Ballkani i hapur? Nese do dije te pergjigjet kesaj pyetjeje, gje qe eshte shume e veshtire pasi sufllaqja nuk ka tru qe te mendoje, por e zeme se ia jep pergjigjen Fugsi, atehere te na thote se si do te percaktohen dhe sa do te jene kuotat e prodhimeve bujqesore per secilin nga shtetet e Ballkanit te hapur. Nderkohe qe kjo ide eshte thjesht per te forciar Serbine dhe qe Rama te mbetet ne pushtet me ndihmen e serbeve, pavaresisht nga shkaterrimi ekonomik qe po i shkakton vendit te tij.
    P.S. Sufllaqistet te na e percaktojne edhe kush eshte miku dhe spiuni i serbeve ne Shqiperi, se deri me vone kane akuzuar Berishen per kete, por kohet e fundit, sikur i kane lene pas dore akuzat ndaj Berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *