• |
ide | kryesore

Celulari 4 mijë dollarësh në nder të Putin (FOTO)

Arkiva, Planet
d1-112.jpg



Vladimir Putin mbushi 64 vjet në 7 tetor dhe një kompani ruse krijoi një celular të personalizuar për nder të tij.

Kompania “Caviar” krijoi 64 celularë iPhone 7 me fytyrën e Putin të skalitur nga pas.

Celulari i përbërë nga titani, ari dhe argjendi ka një çmim prej thuajse 4 mijë dollarësh.

“Celulari për patriotë”, siç e cilësoi kompania, u shit në kohë rekord.

Natyrisht që një prej këtyre kopjeve të rralla iu dërgua presidentit rus.

Nuk është hera e parë natyrisht që krijohen suvenire në nder të tij.

Më herët janë krijuar jastëkë, kalendarë apo filxhanë me fytyrën e Putin stampuar sipër.