• |
ide | kryesore

Video/ Zbulohet sikleti i Michelle nga dhurata e Melania Trump

Arkiva, Planet
dhurata.jpg



Zbulohet arsyeja se pse u vu nw siklet nga dhurata e kaltër e Melania Trump, ish-zonja e parë, Michelle Obama. Nw ditwn e betimit ish-zonja  parë Michelle Obama mori një dhuratë “Tiffany”, të zbukuruar me një fjongo të bardhë. Por pwr njw cast ajo u hutua aq shumw (si ç’duket edhe ne video) sa nuk dinte ku ta lwshonte pakon.

“Më ke sjellë një dhuratë!” i tha Michelle dhe pastaj u gjend në një situatë jo të këndshme, pasi u desh që të njëjtën kohë të fotografohej para kamerave, por edhe të gjente dikë që do t’ia jepte kutinë.

Por si shpeshherë, me një sjellje prej zotërie, Barack Obama u hodh në ndihmë të gruas së tij, duke marrë kutinë dhe duke thënë: “Unë do të kujdesem për protokollin këtu”. Dhe këtu është përgjigja për pyetjen se pse u shkaktua gjithë ai siklet.

Kjo për faktin se sipas protokollit të pranimit të dhuratave, ato kurrë nuk u jepen direkt Presidentit, Zëvendëspresidentit, Sekretarit të Shtetit, si dhe grave të tyre.