• |
ide | kryesore

Mliarderi Elon Musk: Pas 4 vitesh, një ndërfaqe mes mendjes dhe kompjuterit

Arkiva, Planet
Screen-Shot-2017-04-21-at-20.43.10.jpg



Miliarderi Elon Musk, themelues i Tesla dhe SpaceX, ka qëllime më të larta me kompaninë e tij të fundit, Neuralink, e dedikuar për të krijuar një ndërfaqe, për të lidhur trurin e njeriut me një kompjuter.

Ndër projektet e para për të cilat kompania është duke punuar, është ajo për të “sjellë në treg diçka, që të ndihmojë në raste lëndimesh të rënda të trurit”, të tilla si goditjet, lezionet e shkaktuara nga kanceri, problemet e lindura, shpjegoi sipërmarrësi, në një intervistë me shkrimtarin Tim Urban. Dhe jo në një të ardhme të largët, por “brenda rreth katër vjetësh”.

Në intervistë Musk përshkruan gjithashtu sisteme komunikimi nga mendja në mendje, të dedikuar për të gjithë njerëzit, për të cilët duhen 8-10 vjet që të zhvillohen. “Ju do të përfshiheni në thelb në një telepati konsensuale”, thotë Musk. “Ju do të duhet të flisni, vetëm nëse do të donit t’i shtonit  ndonjë gjë bisedës”, shkruan bota.al

Disa muaj më parë, në një samit në Dubai, Musk kishte folur për një të ardhme të karakterizuar nga “një bashkim më i ngushtë mes inteligjencës biologjike dhe inteligjencës artificiale”, i nevojshëm që njeriu të jetë në gjendje për të kontrolluar makinën dhe për të shmangur rrezikun që një inteligjencë më e madhe se e tija, ta dënojë për t’u bërë i padobishëm.