• |
ide | kryesore

Kevin Spacey: Jam gay, kam dashur të kem vetëm lidhje me meshkuj

Arkiva, F1, Paparazzi



Në vazhdën e akuzave në Hollywood për ngacmime seksuale, listës i shtohet edhe një tjetër aktor.

“Jam ngacmuar nga Kevin Spacey kur isha 14 vjeç ndërsa ai ishte 24”. Kjo është akuza e ngritur nga Anthony Rapp, aktori i “Star Trek Discovery”. Dhe Spacey iu përgjigj në rrjetet sociale me një mesazh.

“Kam shumë respekt dhe e admiroj Anthony Rapp. Jam i tmerruar nga kjo ngjarje. Dua të jem i sinqertë dhe them se nuk e mbaj mend këtë episod, që ka ndodhur rreth 30 vjet më parë. Por, nëse jam sjellë ashtu siç tregon Rapp, atëherë i kërkoj shumë ndjesë për veprimet e pahijshme, që duhet të kenë qenë në gjendje dehjeje. I kërkoj ndjesë për pasojat që thotë se kanë lënë shenjë për gjithë këto vite”, – shkruan Spacey në “Twitter”.

Aktori protagonist i serialit tepër të ndjekur “House of Cards” vijon në mesazhin e tij me një deklaratë: “Kjo ngjarje më shtyu të përballoj aspekte të tjera të jetës sime. E di që ka thashetheme që qarkullojnë rreth meje, shumë prej tyre të ushqyera edhe nga privatësia që kam dashur gjithnjë të kem për jetën personale. Kam pasur marrëdhënie dhe me femra dhe me meshkuj. Kam dashur dhe kam pasur lidhje dashurore me meshkujt gjatë gjithë jetës. Dhe tani kam zgjedhur të jetoj natyrën time homoseksuale. Dua ta përballoj këtë aspekt në mënyrë të ndershme dhe të hapur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *