• |
ide | kryesore

Ngjarje e rëndë në Prishtinë, burri vret gruan dhe më pas veten

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në Prishtinë. 73-vjeçari me inicialet H.C ka vrarë bashkëshorten Z.C 66 vjec dhe më pas ka bërë vetëvrasje. Ngjarja ndodhi në rrugën ‘Fitim Duraku’ të qytetit. Motivet e krimit nuk dihen ende.

“Hetuesit rajonal për hetimin e krimit së bashku me hetuesit policor të stacionit Veriu në Prishtinë, në koordinim me prokurorinë përkatëse, me një intensitet të shtuar menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh hetimore dhe po bëjnë përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, thotë policia e Kosovës përmes një njoftimi për mediat.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *