• |
ide | kryesore

(FOTO) 41 kg marijuanë, armë e municione, arrestohen 3 shqiptarë në Greqi

Lajme, Të fundit



Policia greke arrestoi 3 persona në zonën Keratsini, pasi në banesën e një çifti shqiptarësh janë gjetur dhe sekuestruar lloje të ndryshe drogash.

Sipas raportimeve të para, në shtëpinë e shqiptarëve, të cilët punonin për llogari të një personi të tretë janë sekuestruar 41 kg marijuanë,  hashash, fishekë, makina, armë, peshore elektronike dhe sende të tjera.

Të arrestuarit janë një çift shqiptarësh, përkatësisht të moshave 38 dhe 36 vjeç, ku të dy në bashkëpunim punonin për llogari të  një 26-vjeçari tjetër shqiptar, i cili u arrestua nga policia në Athinë.

Policia e vendit fqinj vijon punë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë, të cilët dyshohet se mund të jenë të lidhur me shqiptarët e arrestuar.

Kujtojmë se gjatë ditë së djeshme u arrestuan 22 persona, mes tyre edhe shqiptarë, të cilët merreshin me trafik droge të llojit kanabis. Aksioni u zhvillua në ishullin Zakynthos, ku agjentët e antikrimit zbuluan dhe goditën këtë grup të rrezikshëm kriminal.

Nga operacion i policisë greke janë sekuestruar:

41 kg 740 gram marijuane

10 kg 330 gram hashash çokollatë

2 Kallashnikovë

4 krehëra Kallashnikovi

542 fishekë

3 peshore elektronike

7 celularë

1 automjet.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *