• |
ide | kryesore

‘Tregu çam’/ PDIU ikën nga Rama, por mbështet Veliajn në Tiranë

Lajme, Të fundit



Ndonëse PDIU u largua nga koalicioni me Edi Rama, për t’iu bashkuar Lulzim Bashës, këshilltarët e saj në Bashkinë Tiranë bashkojnë votat me këshilltarët e tjerë të PS-së. Këshilltari i PD-së, Fabian Topollaj, thotë se tre anëtarët e Këshillit Bashkiak të PDIU-së i kanë votuar të gjitha propozimet e bëra sot nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Ja cfarë shkruan Topollaj në Facebook. 

Për ata që janë gëzuar nga “zgjerimi” i koalicionit opozitar.

Ndryshe nga deklarimi i Kryetarit te Partise per kthimin ne opozite disa jave me pare, sot tre keshilltaret e PDIU ne Bashkine e Tiranes, njesoj si deputetet e te njejtes parti ne Parlament, kane votuar pro miratimit te te gjitha akteve dhe aferave te renda korruptive nga ana e Erion Veliajt ne KeshillIn Bashkiake te Bashkise Tirane.

Edhe pa qene nevoja te prisnin deklarimi e Kryetarit te tyre per largim-perjashtimin nga Tepsia, nese keta keshilltare do t’iu ishin bindur vetem per nje moment vlerava kombetare qe proklamon dhe mbron kjo parti, apo te pakten interesit publik qe edhe sot kane deklaruar qe i udheheq ne ushtrimin e mandatit, do duhet te kishin dale kunder korrupsionit te Veliajt qe diten e pare te punes ne Keshillin Bashkiak. Por dhe kesaj here, fatkeqsisht ndodhi e kunderta. Vajten me Kryetarin e Bashkise, ate qe kontrollon lejet dhe shperndan tendera nga mengjesi ne darke.

PDIU eshte nje parti shqiptare, ndaj nuk eshte as ndonje mrekullli dhe as fundi i botes sa here ajo del apo hyn neper koalicione qeveritare. Edhe keshilltaret respektive jane ne te drejten e vet kushtetuese si kur i binden ashtu edhe kur refuzojne vendimin e partise.

Vetem ju lutem shume per nje gje dhe kryetareve dhe keshilltareve respektive, te pakten na e kurseni shoqerimin e ikejakeve tuaja me ceshtjen kombetare dhe ate te interesit publik. Jo per gje, por nga shpeshtia e ikejakeve, gjithmone per te njejtat arsye, nuk ju beson me askush ne kete vend.



3 Comments

  1. Me fundin e ketij shkrimi, eshte e tere bota politike shqiptare, DRIDHE LIKE, por keshtu do ecim perpara me shitje blerje deputetesh e keshilltaresh? E, pra kjo politike faqe zeze me njerez pa dinjitet kurre nuk e con shoqerine perpara. Duhet kuptuar nje here e mire se ndershmeria e ligjeshme me ndergjegje kombetare do i largoi keto gjarperinj nga gjiri jone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *