• |
ide | kryesore

Emiljano Nuhu: Deputeti Rrahman Rraja ka qëlluar mbi policinë, u plagos dhe mban syze

Lajme, Të fundit



Oficeri Emiljano Nuhu, ka treguar gjatë një interviste për “Neës 24” se deputeti i PS-së për Krujën, Rrahman Rraja ka mbetur i plagosur në një shkëmbim zjarri me policinë në vitin 1998.

“Shtetasi Xhelal Rraja (vëllai i deputetit) është person me precedent të theksuar kriminal. I dënuar për disa vepra penale, njihet në zonë, njihet dhe nga strukturat e policisë. Ai person ka hyrë i armatosur në zyrën time me armë pa leje dhe këtë dua ta theksoj. Është person me 3-4 vepra penale. Xhelal Rraja së bashku me të vëllanë ka shkëmbyer zjarr me një punonjës të stacionit policor Fushë-Krujë në 1997-1998. Deputeti ka mbetur i plagosur në ato vite dhe polici gjithashtu. Ndaj deputeti mban gjithnjë syze. Tani këta persona çfarë përfaqësojnë? Në parlament ka njerëz me precedent penalë”, deklaroi Nuhu.

I pyetur se pse nuk kishte vepruar në rrugë ligjore, pra se nuk kishte vënë në pranga Xhelal Rrajën që e ka kërcënuar me pistoletë në prezencë të Taulant Ballës dhe Artur Bushit, Emiljano Nuhu tha se “kam vënë në dijeni shefin e Komisariatit i cili më tha merre me qetësi. Ndërsa prokurorja më tha shko në prokurorinë e përgjithshme. Në këto rrethana e pashë se jam i vetëm, dhe i humbur. Askush nuk po më mbështeste përpara njerëzve me imunitet”, u shpreh ai.

Më tej, oficeri, thotë se përmes e-mail zyrtar ka vënë në dijeni Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. “Më datë 12 Gusht u kam shkruar e-mail titullarëve më të lartë. Ju kam paraqitur shqetësimin tim në lidhje me dosjen e djalit të deputetit. U kam thënë se më 30 korrik më kanë kërcënuar kushërinjtë e tij në një lokal në Unazën e Re. U kam thënë gjithashtu se personi që më kërcënon, vëllai i deputetit (Xhelal Rraja) ka precedentë pasi ka plagosur një polic në 1998. Nuk kam marrë asnjë përgjigje. Askush nuk më ka bërë telefon, email, për të pyetur si qendron e verteta”, deklaroi Emiljano Nuhu.

E-maili që Emiljano Nuhu i ka derguar drejtorit Ardi Veliu.



11 Comments

  1. Epo edvini eshte i kujdesshem ne perzgjedhjet e tij.sa me e pasur te jete cv-ja me krime aq me shume shance ke te behesh deputet.

  2. Ata qe jetojne ne zonen e deputetit, fjalet e oficerit te policise i kuptojne shume mire. Te gjithe e dine bemat e ketij fisi ne zone. Vetem politikanet e larte te PS bejne sikur si dine. Kryeministri Rama, i cili sillet njesoj si ne rastin e Arben Ndokes, Elvis Roshit, Mark Frrokut Saimir Tahirit e lloj lloj monstrash qe ka mbledh rreth vetes, sepse eshte vete nje monster , nje specie e atrofizuar politike.
    Kane bere nje shtet gangster, qe njeriun e ndershem te drejte te rregullt , i cili shikon punen e vet, nese le makinen 2 min te parkuar me autostop merr gjobe, nese kapesh ne timon me 2 gota birre te merret patenta, arreston fakira per mdertime pa leje, ndersa nese je me pushtet, je kriminel mund te vrasesh perdhunosh mbjellesh kanabis, besh trafic droge dhe askush nuk ka bythe te perballet me ty, se ti duhet te jesh mik i pushtetit. Keto jane qelbesirat e rilindjes, sekti me mizerje i kohes.

  3. I paemer, ti je si shume te tjere ne shqiperi qe kur ulesh ne tavoline per muhabet bejne si te ditur dhe te zgjuar, dhe nuk e kuptoni sa te paditur dhe injorante jeni.
    Per te ardh keq qe shqiperia ka shume si ju, u beri Saliu me shkolle te larte pa lexuar asnje liber.
    Prandaj, skeni faj ju, ku ta doni ju se ceshte demokraci dhe si ndertohet shteti!!!

  4. Po ju muter muti me nje shkolle -Partie-e quanit veten me shkolle te larter ku ne fushat e tjera te arsimimit ishit -gedhenj-nyje druri -me shqip.Po si ndertohet shteti mure morr i kuq me hashash ,terror ,me grabitje ,me perdhunime,me vrasje ,me fukarallek poju keto kavie ini mbroni krimin se shpura juaj vetem gjak do.

  5. Per xxx dua ti them qe keto qe une po shkruaj, jane fakte, eshte realitet qe po ndodh per dite thuajse. Jane skandale shume domethenese, qe dhe nje dru pa gjak emocione dhe ndergjegje, do reagonte.
    Kam reaguar ne rastin e Gerdecit 21 Janarit dhe vazhdoj dhe sot. Kjo sepse kam vendosur te jetoj ne Shqiperi bashke me familjen time. Keto skandale jane per opinionin e gjere , se kushdo qe jeton ne TR di shume me teper se kaq.
    Ne syrin tim kam bindjen qe gjerat jane renduar, kriminaliteti, droga sot me shume se kurre, kane marre force.
    Dhe e gjithe kjo nuk eshte rastesi, por nen bekimin direkt te kryeministrit Rama.
    Ka mbledhur gjithe ordineret dhe oerdineret dhe i ka bere drejtore e drejtoresha.
    Mbolli gjithe Shqiperine me hashash dhe une qe e denoncoj qenkam i Saliut apo pa shkolle!!!
    Nje pafillo i gjate, i papergjegjshem arrogant qe nuknpranon asgje. Nuk pranonte kanabisin qe bente mmmuuuuuuuu.

  6. ky shkaterroi shqiprin me korrupsion e banda e bandite ne qeveri e parlament se rruget dihet .
    Tani me miqt e tij Vuciq , thaci sorros e baton haxhiu po shkaterron edhe kosoven,po e con drejt ndarjes ose luftes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *