• |
ide | kryesore

E bujshme në Parlamentin Europian! Deputeti irlandez Wallace vesh fanellën e Torinos e bërtet: “Juve m*t”

Sport, Video
Wallace



Një irlandez, i veshur me fanellën e Torinos, në Parlamentin Europian, që “tall” Juventus. Nuk është barsaletë, por krejtësisht e vërtetë. Protagonisti i këtij episodi të jashtëzakonshëm është Mick Wallace, një deputet 69-vjeçar dhe tifoz i Torinos, i cili kishte treguar tashmë, edhe në të kaluarën, në ndërtesën e Parlamentit, besimin e tij në futboll. Por këtë herë ai shkoi edhe më tej, me një ndërhyrje që i habiti të gjithë: “Zoti President, të shtunën është derbi Torino-Juventus. Ndaj fat të mbarë Toros dhe Juve m*t”. Le të zbulojmë kush është deputeti irlandez dhe nga i buron pasioni për granatën.

MICK WALLACE, PARLAMENTARI IRLANDEZ QË BËN TIFO PËR TORINON

Nuk është hera e parë që Mick Wallace, 69 vjeçar, deputet i grupit të majtë GUE/NGL që nga korriku 2019, përmend Torinon në Parlamentin Europian dhe shfaqet i veshur me një fanellë granata. Siç raportohet nga calciomercato.com, për shembull tashmë në vitin 2021, në ditën e Shën Patrikut (shenjt mbrojtës i Irlandës), ai komplimentoi skuadrën për fitoren e rëndësishme, në këndvështrimin e mbijetesës, kundër Sassuolo: “Irlandezët i duan ata që nuk janë favoritë si Torino, që fitoi një ndeshje shumë të rëndësishme në Serie A”.

JA PËRSE DEPUTETI IRLANDEZ ËSHTË TIFOZ I TORINOS

Por le të bëjmë një hap prapa: nga vjen mbështetja e tij për ngjyrat granata? Siç u zbulua në një intervistë të vjetër për TuttoSport, gjithçka filloi në vitet 1980, kur motra e tij u transferua për punë në San Mauro Torinese: “Toro është një klub i veçantë, i ndryshëm nga çdo tjetër dhe ajo që e bën atë unik janë para së gjithash tifozët. Mes tyre ndihem i qetë, i rrethuar nga njerëz të vërtetë dhe genuinë. Ata çojnë përpara një filozofi të jetës që përputhet në mënyrë të përkryer me timen”. Kështu Wallace, në javën para derbit torinez, ka dashur të inkurajonte ekipin e tij dhe të shfrynte inatin ndaj rivalëve të tij. Në një mënyrë pak a shumë “të veçantë”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *