• |
ide | kryesore

Lulzim Basha fans i Elhaida Danit, e pret në Bashki në ditën e pushimit

Arkiva, Paparazzi
lulzim basha elhaida dani.jpg



Talenti i Elhaida Danit në muzikë, duket se nuk e ka lënë indiferent Lulzim Bashën. Përkundrazi, në këtë ditë pushimi zyrtar, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, është ulur në sallën ku bën takimet për të pritur këngëtaren tonë përfaqësuese në Eurovision. E shoqëruar nga drejtori i Rtsh-së, Martin Leka, Elhaida ka marrë urimet e Bashës, për një përfaqësim sa më dinjitoz në datën 19 maj në Vienë. Siç kemi parë në të shkuarën, fitueses së “The Voice of Italy”, Elhaida Danit, po i shtohen dita ditës fansat nga rradhët e politikës.