• |
ide | kryesore

Kolegët bëjnë debat, Majlinda bën “selfie”

Arkiva, Paparazzi
majlinda bregu selfie.jpg



Teksa në Kuvendin e Shqipërisë këto ditë ka pasur debate të ashpra midis palëve, deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu është treguar disi më e ftohtë. Ajo ka bërë një "selfie" për miqtë e saj të Instagramit ku ka shënuar "Parlament. Ose… Si të doni!", duke iu referuar kështu situatës së tensionuar midis kolegëve. 
Pra në një kohë që parlamenti "digjet", Majlinda argëtohet me celularin. Ajo është kujdesur t'i japë fotos edhe efektin bardhë e zi duke shtyrë kështu kohën e seancave të gjata me miqtë virtualë. Dhe ky është vetëm fillimi, sepse deputetja sapo e ka hapur Instagramin.