Gerard Piqué sulmoi, Espanyol përgjigjet. “Pasuria ime? Në bankë kam më shumë para se ato që ka Espanyol në bilancin vjetor. Kështu, më shumë se 57 milionë”. Fjalët e qendërmbrojtësit të Barcelonës shkaktuar polemika pafund në Spanjë. Gjatë një interviste për programin televiziz La Resistencia, katalanasi e ndezi edhe më shumë derbin në La Liga në program të shtunën pasdite në Camp Nou. Një shfaqje që Espanyol e tifozët e tij nuk e kanë pëlqyer.
Mbështetësit e klubit bardheblu kanë shpërthyer në rrjetet sociale duke treguar pakënaqësinë për deklaratat e Piquet, ndërsa klub i është përgjigjur me një postim të thjeshtë. Pak reshta, por ku nënvizohen vlerat e Espanyol. “Tifozët tanë. Skuadra jonë që cdo ditë vendos shpirtin në fushë. 119 vitet e historisë sonë. Minuta e 21 (ku kujtohet Daniel Jarque, kapiteni i Espanyol që humbi jetën në 2009). Respekti për rivalët. Zemra bardheblu. Kjo është pasuria jonë dhe vlera e saj nuk matet me euro”, shkruhet në postim.
Aquests són els nostres valors#RCDE | #Volem | #EspanyoldeBarcelona | #BarçaEspanyol pic.twitter.com/o87XBvOwpi
— RCD Espanyol de Barcelona (@RCDEspanyol) March 29, 2019