• |
ide | kryesore

Shpat Kasapi rrëfen si e rrahu të dashurën

Arkiva, Paparazzi
shpatiii.JPG



Këngëtari nga Tetova ka qenë i ftuari i bukuroshes Elita Rudi teksa ka pranuar se e kishte rrahur ish të dashurën e tij, pasi kjo e fundit e kishte tradhëtuar.

Fakti se ish-partnerja e denoncoi Shpatin në polici, duket se nuk kishte ndikuar tek këngëtari, që ai të pendohet. Madje, Kasapi thotë në intervistë se ai veproi siç do reagonte çdo mashkull që do ta kapte femrën e tij duke bërë gjëra të tilla.

Shpati thotë se fillimisht vendosi të shtirej kinse nuk dinte gjë, por sa e ka parë përdore me një mashkull tjetër, ai e ka sulmuar fizikisht atë.