• |
ide | kryesore

Kërkohej për drogë, arrestohet fieraku me tre emra

Lajme



Një 46-vjeçar me tre gjeneralitete të ndryshme ka rënë në prangat e policisë së Fierit.

Shtetasi D(S)(K). Y, banues në Fier dhe i dënuar më parë për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” ishte shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 12.11.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *