• |
ide | kryesore

Morinë/ Bllokohen 8 autobuza me urdhër të Ministrisë së Transporteve të Kosovës, zbulohet arsyeja

Lajme



Tetë autobusë janë ndaluar në pikën kufitare të Morinës në Kukës, me urdhër të Ministrisë së Transporteve në Kosovë. Mësohet se vendimi është marrë nga Ministria dhjetë ditë më parë.

Ky urdhër ndalimi që ka nisur të zbatohet ditën e sotme, është bazuar në pretendimin se autobusët nuk kanë përmbushur detyrimet e parashikuara në kontratë.

Autobusët vijojnë të mbahen të bllokuar në pikën kufitare të Morinës që në orët e para të mëngjesit.

Ndërkaq, Rifat Hajdinaj, kryetar i shoqatës së transportit publik të linjave Bajaram Curr-Kosovë-Tiranë, ka reaguar duke mohuar që të jetë vënë në dijeni për këtë urdhër dhe u bën apel dy qeverive përkatëse të zgjidhin situatën. “Që prej 2010-tës nuk kemi patur probleme gjatë levizjes për në Kosovë”,  është shprehur Hajdini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *