• |
ide | kryesore

Zbulohet mashtrimi i Ajola Xoxës me fustanin e “gjyshes”

Arkiva, Paparazzi
IMG_7319.PNG



Bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj duket se nuk mbetet pas Erionit kur vjen puna tek manipulimi në publik. Ajola Xoxa mund të jetë hequr si përkrahëse, madje ndonjëherë edhe ka veshur krijime të stilistëve shqiptarë. Por këtë rradhë, 32-vjeçarja ka tejkaluar çdo parashikim. Ajola Xoxa thotë se ka veshur një fustan të qepur nga gjyshja… dhe sigurisht që nuk është aspak kështu!

Po të bëhej fjalë për ndonjë nga emrat e modës që kemi në xhiro edhe mund ta besonim se Ajolën e shkretë e kanë mashtruar, siç kemi parë që punën e tjetrit e shesin si të tyren. Por jo, Ajola thotë se lulet në mëngët e fustanit ia ka qëndisur me dorë gjyshja! Kjo nuk mund dhe as është e vërtetë, pasi fustanin që gruaja e parë e Tiranës mban veshur, e kanë krijuar italianët “Dolce & Gabbana”. Madje siç mund ta kontrolloni fare lehtë online, ky fustan kushton jo pak, por rreth 2 mijë euro!

Nuk dihet pse bashkëshortja e Erion Veliajt u përpoq të mashtrojë ndjekësit e saj në mënyrë kaq flagrante, por me rëndësi që në këtë mision dështoi!