• |
ide | kryesore

Skandal në Itali, djali i Beppe Grillo-s akuzohet për përdhunim në grup

Planet


“Lëvizja 5 Yjet” në Itali po përballet me një skandal të rëndë, që me gjasë do të ndikojë drejtëpërdrejt në tkurrjen e mbështetjes së elektoratit.

Mediat fqinje raportojnë se Ciro, djali 19-vjeçar i themeluesit të Lëvizjes, si dhe i komikut të famshëm Beppe Grillo, është akuzuar orët e fundit për përdhunimin e një vajze në bashkëpunim me shokët e tij. Akti dyshohet të jetë kryer brenda ambienteve të një vile në Sardenja, që është pronësi të familjes Grillo.

Më tej, nga informacionet e deritanishme mësohet se akuzuesja është një modele me origjinë skandinave, që ka dëshmuar se ngjarja ka ndodhur pas një nate të gjatë kur të rinjtë kishin konsumuar shumë alkool.

 

 

Ciro së bashku me grupin e shokëve të dyshuar janë marrë në pyetje nga Policia italiane, ndërsa iu janë sekuestruar edhe telefonat celularë.

Sipas mediave, nëpër telefonat e sekuestruar u është gjetur një video e aktit seksual, që për avokatët provon se gjithçka ka ndodhur me dëshirën e modeles dhe se nuk ka fakte që provojnë akuzën e “përdhunimit në grup”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *