• |
ide | kryesore

(FOTO) Kush janë viktima dhe i plagosuri i atentatit në Peqin, autorët zbrazën 2 karikatorë kallashnikovi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Personi që shihni në foton e parë më poshtë është Andi Zylyfi, viktima e atentatit të sotëm në Peqin.

Lapsi.al ka siguruar foton e të riut, i cili u plagos rëndë mbrëmjen e sotme, ndërsa ndërroi jetë rrugës për në spital.

Viktima ishte në një automjet bashkë me mikun e tij Ardit Uruçi, 23 vjeç, pranë një lokali në fshatin Përparim të Peqinit, kur një automjet në lëvizje ka qëlluar në drejtim të tyre me kallashnikov.

Sipas raportimeve të gazetarit për larje hesapesh mes bandash rivale.

Ndaj dy të rinjve janë zbrazur 2 karikatorë kallashnikovi, ndërsa autorët mundën të largoheshin pas ngjarjes. Aktualisht 23-vjeçar Uruçi ndodhet në gjendje të rëndë në reaminacionin e spitalit rajonal të Elbasanit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *