• |
ide | kryesore

LDK e dorëzon në Kuvend mocionin për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit, Vjosa Osmani dhe dy deputetë kundër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Kuvend mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti, me 46 nënshkrime të deputetëve. Express raporton se nga LDK-ja nënshkrimet nuk i kanë dhënë kryeparalamentarja Vjosa Osmani dhe dy deputetët, Ardian Shala dhe Haxhi Avdyli.

Se do t’i dorëzonin nënshkrimet sot, ka njoftuar edhe shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Arben Gashi. Megjithatë, nga partia e Isa Mustafës kanë deklaruar se do të presin reflektim nga kryeministrit Albin Kurti deri në fund të orarit zyrtar. LDK’ja për mocionin ka marrë mbështetje deri më tani nga tri parti opozitare, AAK, Nisma dhe AKR.

PDK-ja ende nuk është deklaruar zyrtarisht nëse do ta mbështesë ose jo mocionin e LDK-së. Për të kaluar mocioni për rrëzimin e qeverisë Kurti, Lidhjes Demokratike iu duhen 61 vota.



6 Comments

  1. E nxorren koken shkijet, sllavet jovertebrore, kaviet e Ruseve dhe Llumit Sllavofil! Me kete fytyre as virusi as mortja nuk i afrohet mutstafes!
    Besoj Baton Staniqi do ta rekomandoje per qytetar nderi te Beogradit me kete veprim!

  2. shikoni si jane mbledhur tradhetaret, edhe nese i beni grusht shtetit Kurtit,kosovaret nuk do t’ju lejojne te ndani kosoven!

  3. Turp e faqja e zeze
    Ne kete situate i Kane ngul thiken kosoves.
    Turp more njerez te vegjel
    Per cic micet tuaja politikane te dhjere si ne Kosoven edhe ne shqiperi po’ vuan ky komb.

  4. jo nuk po e kuptoj mire kete situate. Kurti heq doganat 100% ndaj Serbise dhe keta tani e duan ta shkarkojne ….?!

    po mire keta Le-De-Kete jane ashtu sic jane po nuk po kuptoj Kurtin perse ja hoqi 100% serbeve …?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *