• |
ide | kryesore

ISHP: Shkollat nuk do mbyllen edhe nëse do ketë raste me Covid 19

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



U fol shumë gjatë verës se shkujdesja në plazhe do të reflektohej në rritjen e numrit të të infektuarve me Covid gjatë vjeshtës. Por sipas drejtoreshës së ISHP, Albana Fico, sfida e vërtetë është rihapja e shkollave.

“Jo pushimet, por shkollat sfida jonë e vërtetë. Nuk do mbyllim shkollën për 1 rast”, u shpreh Fico. Në strategjinë e testimit dhe zbulimit, është caktuar një korsi preferenciale që do t’i japë prioritet mësuesve në zhvillimin e testit të tamponit dhe marrjes së përgjigjes brenda pak orëve. Për të gjithë ata që janë në pritje të përgjigjes së negativizimit, drejtoresha e ISHP shpjegon se vonesat në dhënien e rezultatit të ritestimeve lidhen me prioritetin që i jepet rasteve të reja.

Në ISHP po instalohen pajisje të reja që ndihmojnë ekzaminimin më të shpejtë dhe sigurt të mostrave të marra nga pacientët e dyshuar me Covid. Listës së testimeve i shtohen çdo ditë për konfirmim final dhe ato të laboratorëve privatë të licencuar për të kryer këtë lloj ekzaminimi.



4 Comments

  1. Kemi hallin e Zahos…
    Po Zahua, me turne do çkoje ne sçkolle?
    Apo do beje 1 jave onllajne dhe 1 jave ne çkolle?

  2. Një pyetje: Çfarë institucioni e konsideron veten një parti politike që i kërkon një individi të deklarojë pasurinë te ajo? Mbi c’ bazë e kërkon këtë dhe kush do ta bëjë vlerësimin apo do të japë ceretefikatën e “pastërtisë”? Dhe më tutje, çfarë ndodh me të dhënat që individi deklaron, vetëm se është një nga disa mjëra shqiptarët që kanë dëshirë të bëhen deputetë? Kush e sigurin atë që do ruhet provatësia e këtyre të dhënave?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *