• |
ide | kryesore

“Pandemia është mashtrim”, qytetarët ironizojnë masat, protesta në disa vende të Evropës

-Instant, Lajme, Planet



Rritja e numrit të të infektuarve dhe një vale e dytëe pandemisë ka detyruar disa vende të Europës të ndërmarrin masa kufizuese duke nxitur qytetarët në protesta. Megjithatë, qytetarët e Polonisë dhe Britanisë kanë ironizuar situatën e pandemisë. Britanikët u mblodhën në qendër të vendit, pa përdorur maska duke e cilësuar Covid-19 si një mashtrim.

Ndërkohë edhe në Itali priten të vendosen masa shtrënguese me qëllim anashkalimin e një karantimi të dytë. Kjo ka ngritur mijëra qytetarë në Romë në protesta kundër mbajtjes se detyruar të maskave. Këto ngjarje rrezikojnë shpërndarjen dhe zgjerimin e mëtejshëm të infektimeve, në një kohë që çdo ditë, shumë vende në botë raportojnë shifra rekord të të infektuarve.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *