• |
ide | kryesore

Paralajmërimi i sinoptikanëve/ Java nis me rrebeshe shiu dhe reshje bore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Moti i keq shi dhe erë që ka përfshirë Italinë në orët e fundit do të zhvendoset në Ballkan. Sipas metereologëve brigjet e Adriatikut do të pushtohen nga një stuhi e fortë, që sjellë dallgë deri në 6 metra në bregdet. Priten rrebeshe shiu në të gjithë territorin shqiptar. Meteorologu Hakil Osmani tha në Report Tv reshjet e shiut do të jenë me intensitet mesatar ndërsa në zonat e thella malore do të ketë dëborë, kryesisht në verilindje.

“Pritet që nga nata e së dielës dhe të hënën do të ketë reshje shiu me intensitet mesatar, në zonat e thella malore do të ketë reshje dëbore, kryesisht në verilindje, por pjesa e dytë e ditës së hënë sjellë një përmirësim në zonat perëndimore dhe më pas në të gjithë vendin.

Dita e martë sjell kryesisht një mot të qëndrueshëm, kurse e mërkura dhe enjtja sjellin shira me intensitet mesatar, ndërsa në zona malore do të ketë reshje të pakta dëbore. E premtja dhe fundjava do të sjellë një përmirësim” – tha sinoptikani që bëri një parashikim për të gjithë dhjetorin.

“Dhjetori parashikohet një mot i lagësht, deri nga data 12, më pas deri nga data 16 do kemi një mot të kthjellët dhe të ftohtë, kurse pjesa tjetër do të sjellë reshje shiu, reshje dëbore që do të jenë më të dukshme në zonat malore.

Ekziston mundësia që të ketë reshje shiu dhe dëbore në fundvit, por është ende herët për të parashikuar zonat se ku do të kenë dëborë. Në pjesën e dytë të dhjetorit, do jemi shumë afër vlerave minimale. Maksimumi në zonat malore do të shkojë jo më shumë se 5-6 gradë celsius, ndërsa në Ultësirën perëndimore nuk shkojnë më shumë 15-16 gradë Celsius,”– përfundoi Osmani. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *