• |
ide | kryesore

Gjendet trupi i një 23-vjeçari të mbytur në liqenin e Ulzës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 23-vjeçar dyshohet se është vetëmbytur ditën e sotme në liqenin e Ulzës. Sipas familjarëve A.C. vuante nga depresioni dhe në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Me datë 22.01.2021, rreth orës 22.15, shtetasi A. C., 23 vjeç, dyshohet se është vetëmbytur në liqenin e Ulzës, në afërsi të banesës së tij në fshatin Urakë, ku sipas deklarimeve të familjarëve vuante nga depresioni. Forcat e policisë në bashkëpunim me familjarët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga liqeni, ku nga kqyrja  e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Në përfundim të veprimeve të para hetimore dyshohet se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e mbytjes në ujë. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Mat për ngjarje aksidentale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *