• |
ide | kryesore

FOTO e rrallë: Rrapi i urës së Tabakëve në vitin 1900

Arkiva, Dossier
rrapi-i-ures-se-tabakeve-591x360.jpg



Gazetari i VOA-s, Ilir Ikonomi, ka sjellë një foto të rrallë të rapit te Ura e Tabakeve në Tiranën e vitit 1900.

Ja çfarë shkruan ai: “Tirana kishte Rrapin e Tabakëve, një monument shekullor pranë urës me të njëjtin emër. Kjo ishte një pemë e çuditshme, që dukej si e rritur jashtë ligjeve të natyrës, sepse nga trungu i saj gjigant, mbinin disa nëntrungje. Nga e gjithë kjo hallakatje, që i ngjante flokëve të pakrehura të një gruaje, dilte një degë e gjatë dhe e trashë, e cila varej thuajse paralelisht me tokën, aq sa ishte habi se si nuk rrëzohej”.

Ura e Tabakëve. Foto: Alexandre Degrand, rreth vitit 1900.