• |
ide | kryesore

Tepelenë/ 47-vjeçari vetëvritet me kallashnikov në makinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës në Tepelenë duke u vetëvrarë me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në fshatin Bënçë. Shtetasi me inicialet T. D., 47 vjeç, është gjetur nga e motra në makinën e tij pranë varrezave të fshatit, ndërsa kishte qëlluar veten me plumb në gojë. Ndërkohë që arma e krimit ishte një kallashnikov, të cilin viktima e kishte ende në duar.

Mësohet se viktima edhe para dy ditësh kishte tentuar të varej, por e kishte gjetur i ati, ndërsa atë ditë kishte edhe një gjyq, pasi ishte dënuar për kalim të paligjshëm kufiri. Po ashtu bëhet e ditur se 47-vjeçari vuante nga diabeti, dhe ishte i pamartuar. Policia po heton për dokumentimin e plotë të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *