• |
ide | kryesore

Meta reagon ashpër për situatën nga moti: Ministria jepte show 3D, kompanitë kontraktore s’kishin kripë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i vendit, Ilir Meta ka kritikuar qeverinë për mosmarrjen e masave gjatë përkeqësimit të motit të ditëve të fundit. Ai thotë se kompanitë private, ARRSH dhe Agjencia për Mbrojtjen Civile nuk kishin kapacitetet njerëzore dhe teknike, si borëpastruese, fadroma e traktorë, në segmentet rrugore për të operuar që në orët e para të dëborës dhe stuhisë, duke i braktisur njerëzit e bllokuar në automjete, të cilët qarkullonin në rrugë. Meta gjithashtu kritikoi kompanitë kontraktore, ku sipas tij nuk kishin rezerva kripe edhe pse kanë përfituar miliona euro kontrata. Sipas presidentit, ministria jepte shoë me 3D në vend që të merrte masat e nevojshme.

Postimi i plotë i Metës:

Prej ditësh kam kërkuar të merren masa për përballimin e pasojave nga reshjet e pritshme të dëborës. Kujtoj se në datat 7-8 shkurt, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit paralajmëroi përkeqësimin e motit, shoqëruar me stuhi të forta. Ndërkohë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, jepte shoë me projekte në 3D, në vend që të merrte masat e nevojshme duke mbledhur drejtuesit e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe administratorët e kompanive private, me detyrime kontraktore. Në datat 12-13 shkurt rezultoi se asnjë kompani private, as ARRSH dhe as Agjencia për Mbrojtjen Civile nuk kishin kapacitetet njerëzore dhe teknike, si borëpastruese, fadroma e traktorë, në segmentet rrugore për të operuar qysh në orët e para të dëborës dhe stuhisë, duke i braktisur njerëzit e bllokuar në automjete, që qarkullonin në rrugë. Kompanitë kontraktore, rezultuan të mos kishin as rezerva kripe edhe pse kanë përfituar miliona euro kontrata ku deklarohen dhjetëra automjete motorike moderne për operacione në periudha dimri dhe mirëmbajtje rutinë të akseve rrugore.

Duke ju referuar edhe paralajmërimit të bërë sot nga IGJEUM, për ngricat që mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor, përsëris apelin drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë e Bujqësisë për të vendosur komunikimin me strukturat vendore dhe për të përmbushur detyrimet ligjore në ndihmë të popullatës në nevojë, duke marrë të gjitha masat efikase për furnizimin me bazën e nevojshme të ushqimeve, evakuimin në rastet kur kërkohet, si dhe për të garantuar funksionimin normal të akseve rrugore. MBROJTJA E SHËNDETIT DHE JETËS TË ÇDO QYTETARI DUHET TË JETË PRIORITET ABSOLUT!



4 Comments

  1. Sepse arka e shtetit eshte gjithmone bosh, ka leke vetem per propagande dhe per lluks.
    Fatkeqesia fatkeqesisht ja ul breket ne toke Sharlatan Shoqeri Shqiperi.

    Po ti Like, ke dhone nai lek? se shteti mire manaxhohet duke i dhene e jo duke i marre si perhere.

  2. Jam shume dakort me cka thua o president , po ti dhuro ndonje 1 000 000 euro nga ato qe ke futur ne qyp se nuk behet qameti. Me kete veprim dhe rregullon sado pak biografine.

  3. Kari president, kompanite qe meren me pastrimin e rugeve, nuk e marin nga shteti kripen , kur ata skane eshte veprimi tyre qe parat i fusin ne xhep, edhe nuk blejne krip, edhe per te denuar kete veprim duhet te vihet gjykata, edhe jo shteti, por ajde se ka plot qe sedine se si eshte regulli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *