• |
ide | kryesore

Arrestohet Bartomeu: policia bllokon selinë e Barcelonës për Barçagate

-Instant, F1, Sport



Zyrtarët e ‘Mossos d’Esquadra’, policia rajonale e Katalonjës, kanë ushtruar një kontroll në selinë e Barcelonës për të hedhur dritë mbi Barçagate, hetimi sipas të cilit klubi blaugrana përdori një kompani të tretë për të diskredituar ata që kishin kundërshtuar në rrjetet sociale linjën e ish-presidentit Josep Maria Bartomeu, përfshirë lojtarë, të tillë si Messi, Xavi dhe Piqué. Policia, raporton shtypi spanjoll, ka sekuestruar materiale për të sqaruar çështjen. Ish-Presidenti Bartomeu u arrestua.

Sipas akuzave, drejtuesit blaugrana kanë ndërmarrë hapa për të diskredituar, duke kryer sulme të ashpra, këdo që ishte kthyer kundër tyre. Edhe një mit si Messi nuk mund t’i shpëtonte këtij trajtimi. Hetimi drejtohet nga gjyqtarja hetuese Alejandra Gil, e cila shtriu fshehtësinë procedurale në të gjitha dokumentet. Agjentët, ashtu si bënë korrikun e kaluar, u paraqitën pak pas orës 9 të mëngjesit në zyrat e Barcelonës në Camp Nou. Të gjithë punonjësve iu kërkua të linin vendet e tyre të punës dhe të dilnin në rrugë.

Gjatë operacionit janë ndaluar Oscar Grau, CEO i tanishëm i Barcelonës, Roman Gomez Ponti, kreu i shërbimeve ligjore të klubit dhe Jaume Mansferrer, i cili shfaqet si konsulent i Bartomeut. Përveç arrestimeve, siç ka mësuar Mundo Deportivo, disa drejtues të Barças janë izoluar ndërsa policia po kryen kontrolle. Bartomeu gjithmonë ka mohuar që kompania I3 Ventures, e punësuar për të kontrolluar rrjetet sociale, ishte për të diskredituar dikë, por sipas hetuesve që në shtatorin e kaluar kishte “prova të korrupsionit”. Barcelona në fakt e kishte paguar kompaninë me një shifër shumë më të lartë se vlera normale për shërbimin e kërkuar, në këste prej 200 mijë eurosh për të shmangur kontrollet e transparencës të kryera brenda të njëjtit klub.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *