• |
ide | kryesore

FOTO/ Ende 8 të zhdukur në tragetin që u përfshi nga zjarri përballë Sarandës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat greke kanë raportuar detaje të reja nga zjarri që përfshiu tragetin Euroferry Olympia të Grimaldi Lines i cili udhëtonte në detin Jon nga Igumenica për në Brindisi. Sipas televizionit grek Skai, 278 persona u sollën të sigurt në Korfuz ku u numëruan dhe u identifikuan.

Në një përditësim të ri, specifikohet se nga 13 të zhdukur është bërë i mundur lokalizimi i 5 prej tyre ndërsa 8 janë ende në kërkim. Mes të zhdukurve ka shtetas bullgarë dhe grekë dhe një person me kombësi turke.

Aksidenti ndodhi në brigjet veriore të ishullit grek të Korfuzit, midis Greqisë dhe Shqipërisë, rreth 9 milje nga bregu. Flakët mendohet se kanë nisur nga një kamion në garazhin e makinave. Shumica e pasagjerëve ishin transportues grekë dhe bullgarë, por në bordin e anijes kishte edhe disa fëmijë.

Sipas një njoftimi të Grupit Grimaldi nuk ka derdhje karburanti në det dhe as stabiliteti i anijes nuk do të duket i rrezikuar. Sipas zyrtarëve grekë, të paktën 3 persona u plagosën. Drejtori i spitalit të Korfuzit, Leonidas Roumbatis, tha për televizionin publik grek ERT se dy pasagjerë që pësuan lëndime të lehta u shtruan në spital.

“Kishte flakë shumë të forta, në bord ka pasur panik” – tha një nga pasagjerët. “Kur shpërtheu zjarri ishte komandanti i anijes që shkoi në kabina dhe mblodhi pasagjerët në një kuvertë të vetme” – i tha ANSA komandanti i varkës patrulluese. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *