• |
ide | kryesore

Akuzat për portin e Durrësit/ Rama: Tërbim i ‘non gratave’ dhe spiunëve

-Instant, Lajme, Të fundit
edi rama, porti i Durresit



Duke u ndalur tek akuzat e opozitës për projektin për ndërtimin e portit të Durrësit, kryeministri Edi Rama i ka cilësuar ‘tërbime të non gratave dhe spiunëve’. Para medieve, kryeqeveritari ritheksoi se ky ishte investimi më i madh i bërë ndonjëherë në rajon. Është pikërisht kjo arsyeja që sipas Ramës opozita po hedh akuzat e saj.

Kryeministri shqiptar shtoi u shpreh se investimi në portin e Durrësit do të jetë një krenari kombëtare që do të transformojë një herë e përgjithmonë këtë qytet. Sipas tij kjo do të çojë në një nivel tjetër turizmin dhe do të rrisë vlerat e pasurive të patundshme në Durrës e në Tiranë.

Fjala e Ramës:

‘Së pari nuk kam qenë asnjëherë dakord me këtë shenjën e barazisë. Ju mund ta vendosni shenjën e barazisë sa herë që të dëshironi por nuk jam dakord. Nuk besoj se është ndonjë vështirësi e madhe të bëhet dallimi midis komentit të një fakti dhe akuzave për fakte.

Që PD është financuar me para ruse gjysme milioni dollarë për të rrëzuar qeverisë socialistë kjo nuk është një akuza. Por është një fakt i fakt i dokumentuar. Për fat të keq një fakt i zbuluar nga media në SHBA, nga mediat ndërkombëtar. I përqeshur gjerësisht nga shumë kush këtu dhe i konfirmuar nga shërbimi sekret amerikan CIA. Ndërkohë akuzat me serbë dhe me nuk e di se çfarë tjetër nuk e di se çfarë tjetër janë prodhime të një tërbimi të madh non gratash dhe spiunësh. Bëhen për investimin më të madhe të huaj në rajon. Për një investim që do të jetë krenari kombëtare pasi do të transformoje një herë e përgjithmonë. Do të çojë në një nivel tjetër turizmin në Shqipëri do rrisë vlerat e pasurive të patundshme në gjithë zonën e Durrësit.

Do të rrisë vlerën dhe çmimet e gjithë hotelerisë në zonën e Durrësit. Do të rrisë eksponencialisht punësimin jo vetëm për zonën e Durrësit por edhe të Tiranës. S’do krijojnë zinxhir ekonomik vlerë për mjera fermerë që prodhojnë ushqime që do duhet të konsumohen në qytetin e Durrësit. Të ngresh akuza të tilla në hava është fatkeqësi e madhe kombëtare. Ne jemi në anën e dinjitetit dhe të krenarisë kombëtare për të lartësuar emrin e Shqipërisë kudo që flas. Të tjerët non grata e turpërojnë emrin shqiptar dhe emrin e Shqipërisë qoftë me emrin tyre jo më kur hapin gojën. Pasqyrat mediatike reflektojnë këtë deformim të madh pa asnjë lloj kontributi për të ndarë shapin nga sheqeri. Mund t’ju akuzoj si bashkëpunëtor me djallin por mbetet një akuze në hava. Është detyra ime të provoj se jeni bashkëpunëtor të djallit, ose duhet të qep gojën.’



25 Comments

  1. Bëj me dije kush janë ata që kanë 60 për qind dhe populli e di vetë pastaj si t’i gjykojë. Pse i quan ti non grata si ha palla njeriu.

  2. Ti nipi i kriminelit Spiro Kolerja dhe i biri i Kristaqit qe ka firmos per varje, je spiun e kokerr hajduti .
    Zoti ju vrafte o rrace komunistesh 100 karate.
    50 vjet masakruat ata familje qe ishin me perendimin, ne vecanti Ameriken,dhe anti komuniste .
    Tani na doli ky qe kur rakomunizmi u fsheh ne drejtim te paditur Korfuz,France. me ikona te vjedhura. Tani shkaterron me beton e hekur, apo zhyti vendin ne borxhe.

  3. Po rezoluta e K E mbledhur ne Strazburg ne Qershor 2022 qe kerkon qe investimi ne portin e durresit ti nenshtrohet gares nderkombetare , kerkese kjo edhe e MSA qe ka firmos edhe Shqiperia po ti nuk pyet per keto gjera se kur eshte puna per te respektu ligjet e vendit ti i shkel pa problem se ke bere reformun ne drejtesi ti prandaj nuk pyet por per ti hudh trut e gomarit miletit i referohesh nongratave edhe spiuneve per te cilet je investuar edhe vete me parat e vjedhura per ti deklaru tw tille … Por mos harro do gjykohesh si ke gjykuar …

  4. Nje fakt eshte i pamohueshem sipas te birit te vrasesit Kristaq Rama,pd eshte financuar nga qofte larg o zot ?!!
    Jo monster,nuk eshte financuar nga Ruset,parate kush i mori,si ka mundesi qe para te pista ruse i kane marre amerikanet ,nepermjet Lulzimi braves?E mashtrues ordiner !Parate i ka perdorur Lulzim Brava,mekebesi yt,ja ke dhene ti nepermjet kanaleve qe ti i di,per cfare ?!Per nje foto me Tramp ?!Dhe ku jane ruset ketu ?
    Me ruset ti dhe perbindeshat qe formesojne partine tende jeni te lidhur nyje !Po,po monster !Je i vetmi ne bote qe mbron nje kriminel lufte siç eshte Vuçiç,ndyresire e pashoqe ne bote je !
    Nongrata e ke bere ti me parate e popullit shqiptar per arsyr politike,nxirri nje fakt perbindesh ?!Zero,ke 9 vite qe nuk ke lene kazane mbeturinash pa kerkuar per te implikiar Sali Berishen,zero maskara !
    Po i vjedh Shqiptareve 800 mije m2 dhe ti ha mut ketu !
    Afrikanet,nje shtet i tere te pallofshin Linden se mban ajo,mban !
    Edhe ti nuk je keq ne te mbajtur,po ashtu edhe fisi yt monstruoz i tille eshte,devijanca njerzore jeni !

  5. S’e luan topic.
    Kellire mashtrues eshte.
    Tani nuk shikohet as me sy. Si perbindesh.
    Me kemishe jashte e atlete per turp ky horr parliament.
    O fuge shpum. Nathan mutiny me ata dordolece qe komentojne. Oregon se ju erdhi fundi. Gjyq popullor do ju behet.

  6. jane duke i dale tym nga inati atyre se e kane kuptu qe i ka ardhur fundi se skane ca i ofrojne shqiptareve pervec rremujave

  7. nuk është puna tek Yuri Kim, por atë nuk e njeh si kryetar vetë SHBA, për të mos përmendur pastaj Britaninë e Madhe, që e kanë shpallur non grata.

    Dhe meqë thotë se e njeh gjithë bota si kryetar të PD, le të tregojë kush e uroi kur e mori PD-në me vendim gjykate.

    Ose të tregojë nëse e ka vizituar ndonjë ndërkombëtar në zyrë këto muaj, meqë prretendon se e njohin si kryetar të PD.Cecenet salih metaj ne orgji kolektive per masturbim me foton lakuriq te rames

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *