Nicole Kidman po merr një vlerësim të përjetshëm. Të martën, Bordi i Administrimit të Institutit Amerikan të Filmit njoftoi se do t’i dhurojë Kidman çmimin ‘Lifetime Achievement’, të cilin e përshkroi si “nderin më të lartë për një karrierë në film”. Kidman do ta marrë çmimin në një ceremoni gala në Teatrin Dolby, 10 qershor 2023. Ajo është personi i 49-të që merr një çmim nga AFI, sipas një njoftimi.
“Nicole Kidman ka magjepsur audiencën për dekada,” tha në një deklaratë,kryetarja e bordit, Kathleen Kennedy.”Ajo është një forcë e guximshme në zgjedhjet e saj. E guximshme në çdo performancë,” shtoi Kennedy. “AFI është e nderuar t’i dhurojë çmimin e 49-të të AFI Life Achievement Award.” Nicole ka qenë e nominuar për pesë çmime Oscar dhe ka fituar për aktoren më të mirë në 2003 në The Hours. Ajo ka fituar gjithashtu një çmim BAFTA, 2 Emmy dhe 6 Golden Globes në karrierën e saj gati katër dekadash.
Aktorja ka më shumë se 90 tituj aktrimi në emrin e saj, duke përfshirë rolet e ardhshme në Aquaman and the Lost Kingdom dhe Michigan.Në gusht, CEO i AMC Theaters Adam Aron njoftoi gjatë një telefonate për të ardhurat se Kidman do të mbajë pozicionin e saj si zëdhënëse e kompanisë “për një vit të plotë” pas reklamës së saj virale të 2021 për AMC./Lapsi.al