Me nisjen e 2023-shit Kroacia do të bëhet vendi i fundit që do t’i bashkohet Eurozonës dhe zonës Shengen. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thotë se kjo lëvizje e bën Bashkimin Europian më të fortë. Nga e diela, vendi do t’i bashkohet një komuniteti prej 347 milionë evropianësh që përdorin euron në jetën e tyre të përditshme.
“Kjo është një arritje e madhe për Kroacinë. Një simbol i lidhjes së saj të thellë me BE dhe një moment simbolik për zonën e euros në tërësi.”, tha von der Leyen.
Ajo shtoi: “Është një moment krenarie për BE-në, Kroacinë dhe qytetarët e saj.”
Më shumë se gjysma e ATM-ve të vendit janë jashtë linje për t’i përgatitur për shpërndarjen e monedhës. Kuna Kroate dhe Euro do të bashkëjetojnë për një periudhë të shkurtër kalimtare prej vetëm 14 ditësh.
na plasi kari per krotet shkerdhata qe nuk fitun nje boteror