• |
ide | kryesore

Tërmeti me magnitudë 4.1 ballë godet Kroacinë, lëkundjet ndjehen edhe në Bosnje

Lajme, Të fundit
termet, Bosnie



Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter ka goditur Kroacinë rreth orës 7 të mëngjesit. Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 6 kilometrash, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në territorin e Bosnjë-Hercegovinës.

Ky është tërmeti i katërt i regjistruar në Kroaci që nga mëngjesi i sotëm. Rreth orës 5 të mëngjesit Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) njoftoi se një tërmet me magnitudë 3.7 ishte regjistruar 24 kilometra në jugperëndim të Metkoviqit, 54 kilometra në jug të Mostarit dhe pesë kilometra në jugperëndim të Neum në Bosnje dhe Hercegovinë.

Më pas u regjistruan dy tërmete të tjera më të dobëta me magnitudë 2.6 ballë. Sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik të Serbisë, tërmeti është regjistruar edhe në Mal të Zi gjatë mëngjesit. Ai tërmet ishte me magnitudë 2.2 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *