Mbrëmjen e së mërkurës, një vrasje në rrugën ‘Dalip Alshiqi’ tronditi Prishtinën.
Raportimet fillestare pohuan se Liridona Murseli u vra nga disa grabitës, teksa po udhëtonte me makinë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Policia ka arrestuar sot bashkëshortin e të ndjerës, Naim Murselin, ish-këshilltar i Behgjet Pacollit.
Burimet e njëjta kanë pohuar se Naimi ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në vrasjen e bashkëshortes së tij.
Janë gjetur prova bindëse që dëshmojnë fajësinë e Naimit në këtë rast. Policia dyshohet se ka gjetur kamera që dëshmojnë se Naim Murseli, është takuar me autorin e vrasjes së Liridonës.
Autori i vrasjes, Granit Plava, është arrestuar po ashtu.
Ai ka pranuar fajësinë, duke thënë se vrasja është porositur nga vet Naim Murseli.
Naim Murseli i kishte premtuar Granit Plavës 30 mijë euro për t’ia vrarë gruan. Një pjesë e shumës i ishte dhënë Granitit, ndërsa ai dhe Naimi ishin pajtuar që pjesa tjetër e borxhit të paguhej më vonë.
Naim Murseli dhe Granit Plava janë arrestuar në fshatin Rakovinë të Gjakovës.
Granit Plava dyshohet të jetë nga fshati Cerrmjan, nga ku vinte edhe viktima, Liridona Murseli.
Ndërkohë, Policia ka bërë të ditur se hetime intensive janë duke u zhvilluar në Gjakovë.
‘Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar.
Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë’ ka bërë të ditur policia.
Duhet te jeshe vertete nje moster te besh nje gje te tille!
ME TERMIN MONSTER NUK SHPJEGON ASGGJE
NDAJ LEXO: Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist
by A B Jamieson (Author)
Ti mendimin tat une kam timin.
Psikopati mbase te vret, por duhet te jesh vertete monster ta besh kete gje me paramendim ne sy te femijve.
Nuk kane eksperience Kosovaret ne te tilla gjera. Duhet te kishin marre persona nga ketej jane me profesioniste…
Pa diskutim As. Është mostër i vërtetë. Një baba që lë pa nënë 2 të miturit dhe do ngelen pa baba.
ESHTE PSIKOPAT DHE TE KETILLET JANE ME SHUMICE DHE KA LIBRA PER TI NJOHUR KETA PARA SE TE JETE TEEPER VONE
Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist
by A B Jamieson (Author)
Snakes in Suits: When Psychopaths Go to Work
by Dr. Paul Babiak (Author), Dr. Robert D. Hare (Author)
Qe kur doli lajmi qe vritet gruaja ne prezence te bashkeshortit gjoja gjate nje grabitjeje, menjehere te shkon mendja se burri ka organizuar gjithcka.